• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Emrat, përgjegjësi e kryeministrit”/ Deputeti i PS: Ka nevojë për rifreskim. Propozova monitorimin e pushtetit vendor

by Java News
06/09/2023 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste Lavdërim Krashi ka folur në rubrikën “Opinion” në News24 për ndryshimet në qeveri.

Krashi tha se i sheh këto ndryshime si nevojë e zakonshme dhe të përditshme. Sipas tij, prioritetet e qeverisë ndryshojmë dhe lind nevoja për rifreskim. Sa i përket emrave të rinj në qeverinë Rama 3, ai tha se janë përgjegjësi e kryeministrit.

“Nevoja për ndryshim është e zakonshme dhe e përditshme. Kjo është dhe arsyeja pse kanë ndodhur ndryshimet në qeveri. Qeveria ka gjithmonë nevojë për rifreskim. Nuk do të thotë se dikush ka punuar keq. Prioritetet e qeverisë ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe lind nevoja për rifreskim.
PS ka një drejtues, një lider partie. Është përgjegjësia e tij për të zgjedhur kabinetin qeveritar. Në mënyrë direkte është përgjegjësia e tij. Patjetër që ka dhe një bashkëpunim me grupin parlamentar, kryesinë e PS apo forume të tjera të PS, ku vendosen në radhë të parë prioritetet”, tha Krashi.

Ai theksoi më tej se e ka kërkuar apo sugjeruar monitorimin e pushtetit vendor dhe riformatimi i qeverisë ka risinë e një ministri shteti për pushtetin lokal.

“Ka një risi në ndryshimet në qeveri, kemi një ministër shteti për pushtetin lokal. Do të thotë që pas shumë vitesh u pa e nevojshme sepse realisht ka pasur një boshllëk sepse qeverisja vendore është tepër e rëndësishme për qytetarin. Do të jetë një urë lidhëse, edhe për të drejtuar dhe monitoruar punët e bashkive.
Secili anëtar i PS-së, secili deputet, secili anëtar i Kryesisë ka detyrën për të sugjeruar për strategjinë drejtuese të PS-së, por patjetër dhe strukturat e PS-së. Unë kam shprehur ide shumë të qarta për prioritetet dhe është dëgjuar, siç ishte dhe në rastin e ministrit për pushtetin vendor.
Kur vjen puna te zgjedhja e emrave, patjetër është detyra dhe përgjegjësia e kryeministrit. Nëse ai kërkon mendim nga dikush, ka krejt të drejtën e tij.
E rëndësishme është që qeveria të jetë një ekip që përmbush detyrimet për të realizuar programin e premtuar në zgjedhje”, deklaroi deputeti i PS.

I pyetur nëse këto ndryshime vijnë në një kohë kur SPAK ka goditur disa nga përfaqësuesit e maxhorancës apo i ka marrë nën hetim, Krashi tha se nuk janë të lidhura dhe i konsideroi zhvillime pozitive veprimet e drejtësisë së re.

“Nuk lidhen me goditjet e SPAK. Lidhen me punët e detyrat e reja që ka qeveria. Ndodhin në një kohë kur ka zhvillime, i konsideroj pozitive për Shqipërinë. Kulturës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi”, tha ai.

Sa i përket deklaratës së kryeministrit Edi Rama dhe paralajmërimin e tij për ata që vjedhin, Krashi u shpreh: “Për këdo është haram, duke nisur nga Presidenti, deri te qytetari i thjeshtë. Është haram të fusësh dorën në xhepin e qytetarëve shqiptarë”./m.j

Next Post
“E vlerësoj shumë atë femër”/ Rigjeti dashurinë 7 vjet pas humbjes së bashkëshortes, Stefi tregon si u njohën dhe si e pritën vajzat

"E vlerësoj shumë atë femër"/ Rigjeti dashurinë 7 vjet pas humbjes së bashkëshortes, Stefi tregon si u njohën dhe si e pritën vajzat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

March 27, 2026
Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

March 27, 2026
Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

March 27, 2026
Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, Kallas: Sllovakia po pengon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Konfliktet, në Francë mblidhet G7, Kallas: Rusia ndihmon Iranin për të vrarë amerikanët

March 27, 2026
“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

March 27, 2026
Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

March 27, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Prilli, muaji i sfidave dhe financave! Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit: Kujdes këto data kritike…

March 27, 2026
Senati amerikan “rrëzon” Trump, miraton rezolutën për ndalimin e veprimeve ushtarake në Venezuelë

Qeveria amerikane drejt rihapjes, senati financon Departamentin e Sigurisë, përveç Antiemigracionit

March 27, 2026
Sa i hapi lufta në Ukrainë dyert Shqipërisë drejt BE? Bregu shpresëplotë: Europa kthen sytë te Ballkani Perëndimor

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In