Garën për të fituar pushtetin vendor, subjektet politike ua kanë besuar më shumë burrave. Këtë gjë e tregon qartë lista e kandidatëve e cila është e mbizotëruar nga burrat. Në garën e 14 Majit, për 61 bashki, janë futur në garë vetëm 14 gra.
Partia Socialiste i ka qëndruar besnike listës së zgjedhjeve të 2019, duke futur në garë sërish vetëm 8 gra, për bashkitë: Kurbin, Klos, Bulqizë, Dimal, Durrës, Përmet, Lushnjë dhe Roskovec.
KANDIDATET GRA TË PS
1. Kurbin – Majlinda Cara
2. Klos – Valbona Kola
3. Bulqizë – Festime Mjeshtri
4. Dimal – Juliana Mema
5. Durrës – Emiriana Sako
6. Përmet- Alma Hoxha
7. Lushnje – Eriselda Sefa
8. Roskovec – Majlinda Bufi
Shumë më pak gra ka zgjedhur opozita. Ndonëse garon në 61 bashki, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ua ka besuar garën vetëm tre grave.
KANDIDATET GRA TË KOALICIONIT “BASHKË FITOJMË”
1. Prrenjas – Suzana Topi
2. Patos – Sofie Alushaj
3. Korçë – Ledina Alolli
Të njëjtin numër ka zgjedhur edhe PD zyrtare, ndonëse garon në më pak bashki.
KANDIDATET GRA TE PD
1. Vau i Dejës – Klomentina Drini
2. Fier – Eriselda Zotaj Çelaj
3. Patos – Pranvera Riza
Vihet re edhe fakti që kandidateve gra u janë besuar kryesisht bashki të vogla, pasi në bashkitë e madhe nuk ka asnjë prej tyre, përveçse në Tiranë Lajla Përnaska e cila kandidon nën logon e PDIU.