• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

EMRAT/ Parlamenti i ri, gratë me përfaqësimin më të lartë që nga 1992

by Java News
03/07/2017 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti i ri i Shqipërisë i dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit do të ketë nivelin më të lartë të përfaqësimit të grave në Kuvendin e Shqipërisë që nga viti 1992. Në nisje të legjislaturës së re parlamentare, në shtator do të ulen në sallën e seancave plenare 39 deputete nga 140 gjithsej.

Partia Socialiste ka përfaqësimin më të lartë, me 22 deputete, e ndjekur nga Partia Demokratike me 11 deputete gra. Lëvizja Socialiste për Integrim ka 5 deputete dhe PDIU do të ketë një deputete, atë të qarkut të Dibrës, Reme Lala.

 Në listat për deputetë që partitë politike dorëzuan në KQZ për zgjedhjet e 25 qershorit, nga 2374 kandidatë, 948 ishin gra. Megjithatë, partitë politike nuk iu shmangën dot gjobitjes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për mosrespektim të kuotës gjinore në listat e kandidatëve për deputetë.

Kuvendi i Shqipërisë aktual kishte 19 deputete gra ose vetëm 13 për qind. Kuotat gjinore u vendosën për herë të parë në Shqipëri në ndryshimet në Kodin Zgjedhor të vitit 2008, të vlefshme për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Por, pas këtyre zgjedhjeve u konstatua se partitë politike arritën ta shmangin këtë detyrim ligjor, duke u justifikuar me sanksione minimale. Me parimin e “kuotës gjinore” në Kodin Zgjedhor në parlamentin 2009-2013, vetëm 16 për qind e deputeteve ishin gra.

EMRAT E 140 DEPUTETEVE TE RIJA TE PARLAMENTIT

Partia Socialiste
Mimi Kodheli, Kukës
Almira Xhembulla, Dibër
Elisa Spiropali, Korçë
Edlira Bode, Korçë
Evis Kushi, Elbasan
Mirela Kumbaro, Gjirokastër
Eglantina Gjermeni, Durrës
Milva Ekonomi, Durrës
Klodiana Spahiu, Durrës
Elona Hoxha/Gjebrea, Tiranë
Olta Xhaçka, Tiranë
Blerina Gjylameti, Tiranë
Vasilika Hysi, Tiranë
Ogerta Manastirliu, Tiranë
Klotilda Bushka, Tiranë
Adelina Rista, Fier
Antoneta Dhima, Fier
Tatiana Piro (Nurçe), Fier
Ermonela Valikaj, Berat
Lindita Nikolla, Lezhë
Vilma Bello, Vlorë
Senida Mesi, Shkodër

Partia Demokratike
Dhurata Çupi, Dibër
Valentina Duka, Korçë
Fatbardha Kadiu, Durrës
Orjola Pampuri, Tiranë
Rudina Hajdari, Tiranë
Grida Shqima, Tiranë
Albana Vokshi, Tiranë
Jorida Tabaku, Tiranë
Lindita Metaliaj, Lezhë
Nadire Mecorapaj, Vlorë
Izmira Ulqinaku, Shkodër

Lëvizja Socialiste për Integrim
Monika Kryemadhi, Elbasan
Nora Malaj, Durrës
Klajda Gjosha, Tiranë
Kejdi Mehmetaj, Tiranë
Floida Kërpaçi, Tiranë

PDIU
Reme Lala, Dibër

ma.me

Next Post
Ka vdekur aktorja e njohur e Hollywood-it, Ryan

Ka vdekur aktorja e njohur e Hollywood-it, Ryan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In