Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta këtë të premte po zhvillon seancën e radhës.
Anëtarët e komisionit në këtë mbledhje kanë miratuar planin për hetimin dhe shkarkimin e presidentit Meta.
Kryetari i Komisionit, Alket Hyseni teksa tha se kanë ardhur shkresa nga SPAK nga AMA, nga policia dhe nga Bashkia e Tiranës në lidhje me procesin e hetimit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Ndërkohë gjatë mbledhjes së sotme janë miratuar dy ekspertë ligjor të Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Erind Merkuri dhe Artan Spahiu./ b.h