• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

EMRAT/ Kush janë ambasadorë që u propozuan dhe u liruan nga detyra

by Java News
19/05/2021 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla këtë të mërkurë ka dërguar tek presidentja Vjosa Osmani propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik të të gjithë ambasadorëve të Republikës së Kosovës të emëruar politikisht.

Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i lartë i ministres Gërvalla, Kreshnik Ahmeti, i cili theksoi se MPJD falënderon të gjithë ambasadorët për punën dhe angazhimin e deritanishëm.

“Në përputhje me Ligjin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka përcjellë gjatë kësaj jave tek Presidentja e Republikës së Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht, duke i falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm”, ka thënë ai.

Emrat e ambasadorëve për të cilët është kërkuar lirimi i tyre nga detyra janë: Nait Hasani, Gjergj Dedaj, Lirim Grajqevci, Avni Arifi, Amir Ahmeti, Arbër Vllahiu, Gëzim Kasapolli, Shpend Kallaba, Avni Kastati dhe Ylber Hysa.

E është vetë Qëndrim Gashi i cili ka njoftuar se po ashtu është liruar nga detyra e ambasadorit në Paris. Gashi tha se kjo kërkesë ka ardhur pas kërkesës së tij të bërë në dhjetor të vitit të kaluar.

Qëndrim Gashi ishte emëruar ambasador në Paris në vitin 2015, nga presidentja e atëhershme Atifete Jahjaga.

Përpos Gashit nga detyra tashmë është liruar edhe Beqë Cufaj. Beqë Cufaj ishte ambasador në Gjermani, ndërsa ishte emëruar në prill të vitit 2018 nga ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Në dekretin e presidentes Osmani u kërkua që vendimi të hyjë në fuqi që në momentin e nënshkrimit.

g.kosovari

Next Post
“Shitën tokën dhe kanë 100 mijë euro në shtëpi”/ Çfarë dinin vrasësit e Karolinës para se të hynin në banesë për grabitjen

Vrasja e 20-vjeçares nga grabitësit drejt zbardhjes, bashkëshorti: Policia ka prova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

April 3, 2026
Padia e Veliajt, Presidenca e pranon: Nëse Dado do ishte propozuar sot si prokuror, nuk do të ishte miratuar

Padia e Veliajt, Presidenca e pranon: Nëse Dado do ishte propozuar sot si prokuror, nuk do të ishte miratuar

April 3, 2026
Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

April 3, 2026
Rama-kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për sistemin e adresave! Kritika për legalizimet

Rama-kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për sistemin e adresave! Kritika për legalizimet

April 3, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

“Angazhim maksimal për legalizimet”/ Rama: Mbështetje për pushtetin vendor, një flotë e re automjetesh për pastrimin

April 3, 2026
Trump: Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të pasurohemi

Trump: Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të pasurohemi

April 3, 2026
“Ja pse emërimi i Ols Dados si prokuror është i pavlefshëm”

“Ja pse emërimi i Ols Dados si prokuror është i pavlefshëm”

April 3, 2026
Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

April 3, 2026
Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Berisha: Mos hajdeni tek unë tani që ju mbaroi kontrata e qirasë!

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Berisha: Mos hajdeni tek unë tani që ju mbaroi kontrata e qirasë!

April 3, 2026
Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Si po e fiton Kina luftën në Iran pa shkrepur asnjë plumb

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In