• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emrat / Kush janë 14 deputetët e PD që do përjashtohen nga “Lista 2017”

by A R
01/08/2016 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Do të jenë 14 deputetë me gjithë kreun e LZHK Dashamir Shehi ata të cilët nuk do të jenë më pjesë e garës për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhëm. Një pjesë si kundërshtarë të Bashës për reformën në drejtësi, Kastriot Islami në pension politik, ndërsa është në dyshim Jozefina Topalli.

Situata në Partinë Demokratike, pavarësisht në dukje e qetë është tepër e trazuar. Lulzim Basha kreu zyrtar i demokratëve po e mban me vështirësi presionin që i vjen nga të gjitha anët për të goditur të gjithë ata deputetë që nuk kanë qënë në të njëjtën “korsi” politike me lidershipin e PD për draftin e reformës në drejtësi, teksa janë deklaruar “pro” para se të arrihej marrëveshja konsensuale për reformën.

Duke mos ia falur këtij grupi që u deklarua pro draftit të përgatitur nga SHBA-BE dhe të mbështetur nga kryeministri Edi Rama dhe grupi i tij Parlamentar, kreu i LSI Ilir Meta dhe grupi i tij parlamentar dhe duke krijuar kuorumin kushtetues prej 94 votash për miratimin e kësaj reforme të rëndësishme.

Deputetët që e deklaruan votën ‘pro’ kanë qënë Eduart Selami, Majlinda Bregu por pro ka qënë dhe Astrit Patozi dhe deputetë të tjerë të cilët nuk ishin për acarim të marrëdhënieve me SHBA dhe BE.

Me sa duket historia do të përsëritet, duke e goditur gjithë këtë grup deputetësh të cilët mendohet se janë afër 14 të tillë që janë vënë nën shënjestrën e shtypit pranë PD, në shënjestrën e eksponentëve të caktuar të PD dhe që do të startojë me lënien jashtë listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm të këtij grupi deputetësh që në një formë apo tjetër kanë mbajtur jo vetëm peshën e qeverisjes tetë vjeçare në Shqipëri, peshën e debatit parlamentar në tetë vite e më shumë, por dhe janë palca e PD në tërë këto vite.

Dhe nëse është kundërshtuar lidershipi sidomos në situata që kanë qënë në përballje me SHBA dhe BE atëherë largimi i tyre përmes një linçimi më parë është tërësisht i sigurtë. Mjafton të kujtojmë ish-deputetët e PD që në legjislaturën e kaluar kanë qënë pjesë e komisionit të Sigurisë duke filluar me kreun e Komisionit Leonard Demi dhe të Komisionit të Ligjeve duke filluar me kreun e këtij komisioni Ilir Rusmali, gati 11 deputetë të të dyja komisioneve përfaqësues të PD.

Këta deputetët vetëm e vetëm se kundërshtuan ligjin për SHIK të kërkuar nga Berisha por të kundërshtuar nga SHBA dhe BE dhe që u rrëzua, të cilët u shkrinë dhe ata nuk u përfshinë asnjëri në listat prioritare të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e qershorit 2013 dhe tashmë janë jashtë politikës, bindesh që vendimi për largimin e deputetëve aktualë të cilësuar kundërshtarë është i sigurtë.

Më konkretisht, burimet breenda PD shprehin frikën dhe saktësojnë se lista e deputetëve aktualë që mendohet se do të jenë jashtë listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm fillon me ish-ministren e Integrimit Majlinda Bregu, vijon me ish-kreun e grupit të PD Astrit Patozi, ish-kreun e PD Eduart Selami, deputetët Igli Cara, Dashamir Shehi (kreu i LZHK për arësye moshe nuk kandidon më në listat e PD), Astrit Veliaj, Kastriot Islami(ish-deputeti dhe ish-ministri socialist aktualisht deputet i PD për arësye moshe nuk kandidon më, duke evituar dhe koston elektorale me këtë rast)

Jashtë mbeten dhe ish-ministrat Ritvan Bode, Genc Ruli, Myqerem Tafaj, deputetët Mhill Fufi dhe Alban Zeneli. Kjo është lista e deputetëve që mendohet se nuk do të jenë më në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

Ndërsa është në dyshim ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila mendohet se për shkak të mbështetjes që ka nga Berisha por dhe në Shkodër, mund të jetë pjesë e listës së kandidatëve në këtë qark.

Next Post

Qëndrim Ramadani në sulmin terrorist kishte me vete bomba zvicerane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, arrestohet 28-vjeçari, pas disa orësh ndjekje nga policia

March 29, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Shërbim Prove….

Kush kërkon kaos në Shqipëri?

March 29, 2026
Irani kërkon sovranitet mbi Ngushticën e Hormuzit: Të gjitha vendet duhet të paguajnë taksë

108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

E rëndë në Vlorë/ Tre persona dhunojnë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital

Pasi dështoi në Kushtetuese, Ilir Beqaj ofron 2 milionë lekë garanci për lirim nga burgu

Situata në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimi rajonal/ Bisedime mes 4 ministrave të Jashtëm në Pakistan

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In