Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur që tre prokurorët që do të vijojnë garën për të qenë pjesë e SPAK janë Alfred Shehu, Elvin Goka dhe Sonila Muhametaj (Domi).
Këta tre prokurorë do të vijojnë garën për dy vende vakante në Prokurorinë e Posaçme, pasi sipas KLP-së plotësojnë kushtet ligjore për ngritjen në detyrë.
Ndërkohë po sot, Këshilli ka caktuar Petrit Çano në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.
Po ashtu prokurori Erjon Shehaj është caktuar në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.
/a.r











