Katër shqiptarë u arrestuan pas kapjes së 227 kg kanabis më 11 tetor në Lece. Një prej tyre e kishte sjellë drogën nga Shqipëria me skaf në brigjet italiane ku e prisnin 3 bashkëkombas të tjerë.
Sot media italiane ka zbuluar identitetet e tyre.
Bëhet fjalë për Gentian Danaj, 39 vjeç, Aulon Milo, 29 vjeç, Bruno Sotai, 29 vjeç, të tre me origjinë nga Vlora por rezidentë në Itali si dhe Edmond Dalipaj, 39 vjeç nga Vlora.
Sipas hetuesve droga vinte nga Shqipëria dhe po transportohej me një skaf prej 7 metrash.
Operacioni ndërkombëtar antidrogë u zhvillua mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane.
BW/d.i.