Në vendimin e sotëm, gjykata dënoi me 15 vite burg Euron Hotin, 13 vite Malton Lleshin dhe 16 vite Aurel Lazen, por për shkak të bashkëpunimit u dënua me 2 vite. Ndërkohë, gjykata dënoi edhe 3 punonjës të doganës me 2 vite burg, konkretisht Gëzim Dervishin, Agron Kapllanin dhe Mikahil Hilën.
I pafajshëm, është shpallur Altin Katundi. Grupi u hetua dhe gjykua për trafikimin e lëndës narkotike, e cila kaloi me portin e Durrësit, por u sekuestrua në Ankona të Italisë. Në lidhje me të njëjtin rast trafiku, është duke u gjykuar edhe një grup tjetër, ku si i pandehur është marrë edhe nënkomisari i Fierit, Festim Lelaj.
/a.meta