Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur pak më parë në Tiranë, ku dy persona mbetën të plagosur.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore që lidh zonë e Komunës së Parisit dhe liqenin Artificial, ku një makinë përplasi çiftin Begzan e Valentina Hysa të cilët po kalonin në rrugë. Pas aksidentit, makina u largua nga vendngjarja, ndërsa mësohet se është vënë në pranga.
Sa i përket gjendjes shëndetësore të personave të aksidentuar, mësohet se Begzan Hysa është në gjendje të rëndë në spital.
/e.d