Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Venecias, pasi u kapën me 1 kg heroinë të pastër. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për dy shqiptarët; Olgert Shati, Sokol Bezhani, të dy nga 25 vjeç, si dhe një tunizian, Tababi Aboutaleb, 23 vjeç. Shqiptarët u kapën në momentin kur po i dorëzonin mallin tunizianit, ku ky i fundit tentoi të largohej, por pa sukses. ‘Ansa’ shkruan se vlera e drogës nëse do të dilte në treg ishte 14 mijë euro. Gjatë kontrollit, policia gjeti në mjetin e shqiptarëve edhe një vajzë rumune, e cila po hetohet në gjendje të lirë. Sakaq, karabinierët po heton lidhur me faktin nëse dy shqiptarët e arrestuar sot kanë lidhje me dy bashkëkombësit e kapur dje me 60 kg heroinë.