SPAK ka marrë dëshmitë e disa ish-zyrtarëve të lartë dhe jo vetëm lidhur me çështjen “Partizani”, që çoi në arrestimin e dhëndrit të Sali Berishës dhe caktimin e masës “detyrim paraqitje” dhe moslejim daljen nga jashtë vendit, për këtë të fundit.
Më herët për këtë çështje janë pyetur, Vladimir qirjazi, ish-komandant i forcës mbështetëse, Fatmir Mediu, ish- Ministër i Mbrojtjes, Gazment Oketa, ish ministri i Mbrojtjes, Genc Ruli, ish Ministër i Tregtisë dhe Isa Tare, ish drejtori i Kompleksit.
Gjithashtu, GJKKO ka vendosur sekuestrimin e pasurive të Jamambër Malltezi. Malltezi u vu në pranga në aeroportin e Rinasit, me urdhër të SPAK.
Gjithashtu, mësohet se urdhër arrest është lëshuar edhe për bashkëpronarin dhe ndërtuesin e kullave në këtë kompleks, Fatmir Bekteshin.
/a.r












Sic duket Rama e kuptoi qe CIA Amerika po pregatit puc ne Shqiperi te heqi qafe Ramen njeriun e Erdoganit.Erdogani i cili i krijon shum probleme Amerikes.dhe Erdogani duke kontrolluar Shqiperine kontrollon gjith Ballkanin