Tre zyrtarë të Ministrisë së Financave janë arrestuar ditën e sotme me akuzën për shpërdorim detyre.
Mes të arrestuarve janë Arlind Gjokuta i cili mban postin e Sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Financave si dhe dy drejtorë të këtij institucioni, Fatmir Hoxha dhe Alban Ruli.
Arrestimet vijnë pas hetimeve për të pandehurin Ilir Thana i cili akuzohet për mashtrim dhe kishin nisur edhe për zyrtarë të zyrës përmbarimore dhe Ministrisë së Financave të cilët me veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin kanë shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit që raportohet se kap shifrën e 1.2 milionë eurove./m.j











