Dy shqiptarë të cilët ishin arrestuar rreth një viti më parë në një “shtëpi bari” në Skoci, janë liruar nga burgu pasi gjykata i shpalli të pafajshëm.
Sipas mediave të huaja, Alfred Dimo dhe Julien Beqaj u arrestuan pasi dyshohet se zotëronin një “shtëpi bari”, ku u gjetën dhe u sekuestruan lëndë narkotike me vlerë mbi 400 mijë paund.
Pas arrestimit, ata deklaruan se ishin detyruar të punonin. Por pavarësisht kësaj, gjykata vendosi t’i lërë në burg ku qëndruan për rreth 10 muaj.
Dimo, 43 vjeç dhe Beqaj, 20 vjeç, u akuzuan për prodhimin e kanabisit në njësinë në Lanarkshire. Ata u liruan pasi u deklaruan të pafajshëm në Gjykatën e Sherifit të Airdrie të martën.
Shqiptarët pretenduan se ishin të mbyllur brenda godinës. Policia e Skocisë tha se bimët e kanabisit të sekuestruara kishin një vlerë prej 284,000 deri në 424,000 £. Panorama