Ata u kapen ne lokal, pasi gjate kontrollit iu zbulua se mbanin arme me vete dhe fisheke luftarake.
Njoftimi i policise
Në kuader të planit të masave të hartuar nga DVP Elbasan, për rritjen e sigurisë publike, parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, kapjen e personave që lëvizin me armë pa leje, kontrollin e automjeteve, ambienteve që përdorin personat me preçedentë kriminalë, si dhe çdo veprimtari të paligjshme, si rezultat i një pune të mirëorganizuar policore të strukturave të Policisë Elbasan në orët e mbrëmjes së datës 10.08.2018, në
lagjen ”Beqir Dardha” në ambientet e një bar kafe, pas një reagimi të shpejtë të struktuarave policore bazuar mbi informacionete e marra në rrugë operative, është bërë e mundur kapja në flagrancë e shtetasve:
• Arben Trasha, 48 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll”, Elbasan.
• Elton Dedja 39 vjeç, banues në lagjen ” Visarion Xhuvani”, Elbasan.
Shtetasit e lartpërmendur janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë në ambientet e lokalit ku secili mbante me vete nga një armë zjarri Pistoletë pa leje.
Në cilesinë e provës materiale janë sekuestruar :
-Dy armë zjarri Pitoleta (”SIG-SAUER” dhe”Bereta”, ) dhe 20 fishekë luftarakë..
– tre automjete dhe një sasi prej 250.000 lekesh te reja.
Materialet hetimore për veprën penale ”Mbajtja pa leje dhe prodhim i armeve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan/ma.me
















