• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Emrat e penalizuar/ Si po i zbaton Rusia ligjet për të heshtur kritikët e luftës në Ukrainë?

by Java News
04/09/2022 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një numër gjithnjë e në rritje i rusëve po ndiqen penalisht në bazë të ligjeve të reja që kanë për qëllim të mbysin kritikat ndaj veprimeve ushtarake të Moskës në Ukrainë. Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt, që Moska e quan “operacion të posaçëm ushtarak”.

Më poshtë mund të mësoni se për çfarë ligjesh bëhet fjalë dhe si po zbatohen ato: Rusia ka futur shtesa në dy nene të rëndësishme të Kodit Penal, përmes një ligji të miratuar më 4 mars.

Neni 208.3 thotë se “veprimet publike që synojnë diskreditimin e përdorimit të forcave të armatosura të Federatës Ruse” dënohen me gjobë dhe burgim minimalisht deri në tre vjet për shkelje më të vogla dhe për shkelje më të rënda, që mund të shkaktojnë dëme në jetë, pronë, rend dhe siguri publike, dënimi është deri në pesë vjet burgim.

Neni 207.3 thotë se “shpërndarja e qëllimshme e informacionit të rremë në publik lidhur me përdorimin e forcave të armatosura të Federatës Ruse” dënohet me gjobë dhe burgim deri në tre, pesë, 10 ose 15 vjet burgim, në varësi të rrethanave dhe nëse vepra penale ka pasur “pasoja të rënda”.

Sipas mediave ruse, Ministria e Drejtësisë ka publikuar një manual për hetuesit dhe gjykatësit, përmes të cilit shpjegohet se si bëhet dallimi midis diskreditimit të ushtrisë dhe veprës më të rëndë penale, asaj të përhapjes së informacioneve të rreme. E përditshmja Kommersant citoi manualin të thoshte se bërja e “një deklarate për një fakt të rremë” në vend të shprehjes së një opinioni, konsiderohet përhapje e lajmeve të rreme.

Pavel Chikov, avokat për të drejtat e njeriut, tha se rreth 3.500 raste janë iniciuar për diskreditimin e ushtrisë. Sipas tij, pothuajse të gjithë personat e përfshirë në këto raste janë gjetur fajtorë.

Këto raste fillimisht ishin trajtuar si “shkelje administrative”, duke bërë që dënimet të ishin vetëm me gjobë, por kushdo që më pas flet sërish kundër luftës, rrezikon të përballet me ndjekje penale, tha Chikov. Mbi 85 raste penale të lidhura me “informacione të rreme” janë hapur deri në fillim të gushtit, sipas të dhënave të Agora Legal Group, një shoqatë për të drejtat e njeriut. Rasti i parë i këtij lloji, sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, u hap vetëm një javë e gjysmë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Por, që atëherë janë hapur edhe raste të tjera. Më poshtë mund të mësoni për disa prej rasteve më të shquara, sa i përket shkeljes së ligjeve ruse që kanë për synim të shtypin kritikat ndaj luftës në Ukrainë.

Yevgeny Roizman – ish-kryetari i Jekaterinburgut, qytetit të katërt më të madh në Rusi, vazhdimisht i ka përshkruar veprimet e Moskës në Ukrainë si luftë dhe pushtim. Ndaj tij është ngritur akuzë për diskreditim të forcave të armatosura. Një gjykatë ruse javën e kaluar ia ndaloi atij pjesëmarrjen në ngjarje publike, përdorimin e internetit apo mjeteve të komunikimit pa marrë leje paraprake. Atij i lejohet që deri më 29 shtator të komunikojë, pa marrë leje nga autoritetet, vetëm me avokatin dhe familjarët e tij.

Andrei Novashov – gazetari i Realiteteve të Siberisë, një projekti të Radios Evropa e Lirë, aktualisht gjendet në paraburgim. Ai kishte ripostuar një tekst në faqen e tij në rrjetet sociale lidhur me bombardimet ruse në qytetin ukrainas të Mariupolit. Novashov mund të përballet deri me 10 vjet burgim.

Marina Ovsyannikova – ish-gazetarja e televizionit shtetëror rus, që protestoi gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë kundër luftës së Kremlinit, doli edhe në protesta në rrugë. Që atëherë, ajo është gjobitur dy herë dhe më herët gjatë këtij muaji, ndaj saj u ngrit akuzë për shpërndarje të informacioneve të rreme lidhur me forcat e armatosura ruse. Për këtë vepër penale, sipas avokatit të saj, Ovsyannikova mund të dënohet deri me 10 vjet burgim. Aktualisht, ajo gjendet në arrest shtëpiak.

Ilya Yashin – lider opozitar që sipas hetuesve akuzohet se ka gënjyer për ushtrinë përmes një videoje në YouTube. Ai, siç pretendojnë autoritetet, kishte gënjyer për veprimet e ushtrisë ruse në Buça, afër Kievit. Në këtë vend, Moska mohon se trupat e saj kanë kryer mizori. Yashin gjendet në paraburgim që nga qershori dhe mund të dënohet me 10 vjet burgim nëse gjendet fajtor për akuzën e përhapjes së informacioneve të rreme.

Vladimir Kara-Murza – aktivisti opozitar u ndalua më 11 prill. Ai u kishte thënë ligjvënësve amerikanë nga Arizona se presidenti rus, Vladimir Putin, po “lëshon bomba thërrmuese në zonat e banuara, në spitale e shkolla”. Ai gjendet në paraburgim dhe mund të përballet me 10 vjet burgim nëse gjendet fajtor për akuzën e përhapjes së informacioneve të rreme.

Alexei Gorinov – këshilltar i qarkut të Moskës në korrik u dënua me shtatë vjet burgim për përhapje të informacioneve të rreme, sipas nenit 207.3 të Kodit Penal rus. Ai kishte deklaruar gjatë një mbledhjeje të këshillit të këtij qarku, të mbajtur në mars, se “çdo ditë po vdesin” fëmijë në Ukrainë./REL

Next Post
Legjendat mbi vampirët dhe historia e vërtetë e kontit Vlad Drakula

Legjendat mbi vampirët dhe historia e vërtetë e kontit Vlad Drakula

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U zumë për një vajzë”, përplasje me thika, leva dhe doreza hekuri mes shqiptarëve në Greqi, ja çfarë dyshon policia

“U zumë për një vajzë”, përplasje me thika, leva dhe doreza hekuri mes shqiptarëve në Greqi, ja çfarë dyshon policia

February 11, 2026

Gjykata Kushtetuese njofton SPAK dhe avokatët e Veliajt: Brenda 27 shkurtit, të depozitohen parashtrimet tuaja

February 11, 2026
Nxënësit ikin të tmerruar, çfarë ndodhi pak para sulmit me armë në Kanada? Dalin pamjet

Nxënësit ikin të tmerruar, çfarë ndodhi pak para sulmit me armë në Kanada? Dalin pamjet

February 11, 2026
Vetëm 18 vjeç, por ‘mjeshtër’ në drejtimin e një rrjeti trafiku kokaine në Itali, arrestohet adoleshenti shqiptar! Ja çfarë iu gjetën në banesë

Vetëm 18 vjeç, por ‘mjeshtër’ në drejtimin e një rrjeti trafiku kokaine në Itali, arrestohet adoleshenti shqiptar! Ja çfarë iu gjetën në banesë

February 11, 2026
Vranësira mesatare deri të dendura, borë në male, moti për ditën e sotme

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 11, 2026
U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli apelon vendimin e Gjykatës së Fierit

Luizi bën parashikimin, tregon emrin e fituesit të Big Brother VIP 5

February 11, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

February 11, 2026
Begaj pret drejtorin e INL-së dhe të ngarkuarën me punë të SHBA-ve: Rikonfirmuam partneritetin tonë strategjik

Begaj pret drejtorin e INL-së dhe të ngarkuarën me punë të SHBA-ve: Rikonfirmuam partneritetin tonë strategjik

February 11, 2026
Zyrtari i lartë amerikan takime në Tiranë/ Ambasada: SHBA të angazhuara për forcimin e partneritetit, bashkëpunim për luftën kundër krimit

Zyrtari i lartë amerikan takime në Tiranë/ Ambasada: SHBA të angazhuara për forcimin e partneritetit, bashkëpunim për luftën kundër krimit

February 11, 2026
Paralajmërimi i analistit: Dënimi i krerëve të UÇK-së do të sjellë destabilizim

Paralajmërimi i analistit: Dënimi i krerëve të UÇK-së do të sjellë destabilizim

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In