• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Emrat e medias në bllokun e Martinajt, Hoxha: Gabimi që bëri ai ishte që kishte fiksim miset, moderatoret…!

by Java News
24/05/2024 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Artan Hoxha tregoi për herë të parë në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV se si Ervis Martianj tentoi të ngrejë një grup mediatik që do operonte në Shqipëri dhe Kosovë, pas Kampionatit Botëror të 2018-ës. Gazetari zbulon se Martinaj kishte piketuar edhe personazhin që do të bënte drejtor të grupit mediatik. Gazetari tregon se Vis Martinaj kishte një bllok në të cilin shënonte emrin e kujtdo që ai i jepte para, në këmbim të favoreve. Në këtë bllok janë shënuar emra biznesmenësh, politikanësh dhe gazetarësh.

“Kur u mbyllen lojërat e fatit ai kontrollonte mbi 50% të pikave që ishin në territor. Në Shqipëri kishte rreth 6000 të punësuar. Industria e lojërave të fatit i dha atij keshin. Kur politikanë, biznesmenë, gjyqtarë, policë, shkonin te lojërat e fatit, ai i pikaste. Ai ishte i zoti për të kuptuar dobësitë që kishte tjetri, ndaj u ngjit kaq larg. Ka pasur një bllok ai ku shënonte çdo gjë dhe nuk i shpëtoje. Sa merrte dikush detyrën si drejtor policie i çonte dikë që i thoshte: “Paga mujore është kaq, vetëm mos na dil kundër, mos na prish punë.” Shefi i komisariatit e kishte rrogën 800 mijë lekë, ai ofronte 5000 euro, ai pranon. Dhe kur vinte urdhri për të sulmuar kazinotë u shkonte mesazhi: “Largohuni se po vijnë!” Ai joshte ata që ishin të dhënë pas parasë dhe i kthente nga armë të shtetit kundër tij, në armë të veta kundër shtetit. Deri sa ndodhi ngjarja në Bllok që filloi të rrëzojë mitin e tij. Ai është njeriu i parë që ka bërë një evolucion në botën e krimit, miksoi biznesin, botën e krimit dhe politikën. Ervis Martinaj e veshi krimin me papion dhe kollare. Prandaj u kthye në armik publik.

Ka qenë Botërori i 2018-ës në maj e qershor dhe ai ishte sponsori kryesor në të gjitha mediat në Shqipëri. I shkonin i luteshin mediat për reklama. Ai tentoi dhe u fut në cilësinë e aksionarit në disa media në vend. Investoi në ndërtime ose hapje portalesh. Në financime mediash informative, i financoi direkt dhe i përdorte ato edhe kundër kundërshtarëve, por edhe kundër shtetit për t’i bërë presion. Po të ishte sot do ta përdorte këtë fuqi. Në fund pas kampionatit botëror ideja e tij ishte që të ndërtonte një grup mediatik që do të ishte operativ, që do funksiononte në Shqipëri dhe Kosovë. Unë di dhe njerëzit që kishte kontaktuar dhe ishin njerëz të rëndësishëm. Ishte piketuar që drejtor do jetë filani. Sot ai njeri e sulmon më shumë nga të gjithë Martinajn. Ai po e rriste potencialin e vet deri në këtë pikë. Gabimi që bëri ai ishte që kishte fiksim miset, moderatoret, donte të kapte edhe të dashurat e kundërshtarëve të vet, i joshte ato me para.”, tha gazetari në DritareTV.

Next Post
Alfred Balla sfidon vendimin e Kolegjit për përfundimin e mandatit të tij

Alfred Balla sfidon vendimin e Kolegjit për përfundimin e mandatit të tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In