• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Emrat e lënë jashtë liste nga Basha nuk do të jenë as në strukturat drejtuese të PD

by Java News
24/08/2017 15:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha mori një mandat të ri 4-vjeçar në krye të PD-së më 22 korrik, por struktura drejtuese e partisë do të vazhdojë të jetë e njëjtë. Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka përfunduar pushimet dhe është rikthyer gjatë paradites së djeshme në zyrën e tij, duke nisur hartimin e strategjisë së opozitës në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar.

Pasi arriti të merrte një fitore të thellë përballë Eduard Selamit në garën për kreun e PD-së, Basha deklaroi se është koha që demokratët të bashkohen dhe premtoi se vendi do të ketë një opozitë të fortë.

Megjithatë, të paktën për afro 6 muaj, duket se strukturat drejtuese në Partinë Demokratike do të vazhdojnë të kenë të njëjtët anëtarë. Kështu, deri në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar demokrat, i cili do të zgjedhë edhe Këshillin e ri Kombëtar të PD-së, sekretariatet dhe departamentet në PD do të drejtohen nga të njëjtët persona. Kryesia e PD-së është e vetmja strukturë që do të pësojë ndryshime për shkak të largimit të disa deputetëve.

Vendimi i Bashës për të lënë jashtë listave për deputetë i shumë prej figurave historike në PD, automatikisht i ka përjashtuar këta të fundit edhe nga Kryesia e PD-së. Kështu, ish-kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, duke mos qenë më deputete, nuk do të jetë as pjesë e Kryesisë së PD-së. Të njëjtin fat do të kenë edhe Ridvan Bode dhe Genc Ruli, dy ish-nënkryetarët e Komisionit të Ekonomisë dhe Veprimtarisë Prodhuese. Edhe pse pa mandat deputeti, Arben Ristanin nuk e pengon asgjë për të vijuar të jetë në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm i PD-së.

Jashtë Kryesisë së PD-së do të jetë edhe Besnik Aliaj, i cili edhe pse ishte pjesë e listës së kandidatëve për deputetë, vendosi të jepte dorëheqjen nga çdo pozicion në strukturat e PDsë, duke u hapur rrugë të rinjve. Një tjetër i dorëhequr nuk do të jenë në Kryesinë e Partisë Demokratike. Ish-drejtuesi i Departamentit për të Përndjekurit Politikë, pas rizgjedhjes së Bashës në krye të PD-së, paraqiti dorëheqjen nga pjesëmarrja në strukturat e PD-së.

Kësaj liste mund t’i bashkëngjiten të tjerë emra, për funksione të cilat janë kompetencë ekskluzive e kreut të partisë. Kështu do të jetë vetë Basha ai që do të përcaktojë nëse do të vijojë të mbajë dy nënkryetarët ekzistues, Edi Palokën dhe Edmond Spahon, sekretarin e grupit, Gent Strazimirin, dhe zëdhënësen e grupit, Jorida Tabakun. Ndërkaq, në varësi të rishpërndarjes së pozicioneve të opozitës në komisionet parlamentare, mund të ketë emra të rinj që hyjnë në Kryesi dhe deputetë ekzistues që largohen nga Kryesia.

kryesia-aktuale-e-PD

ORGANIZIMI
Emrat ekzistues në krye të sekretariateve dhe departamenteve do të mbeten të pandryshuar deri në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Nëse Partia Demokratike do të hyjë në proces analize dhe riorganizimi, ashtu si Basha ka premtuar, atëherë do të nisë organizimin nga struktura më e thjeshtë deri në zgjedhjen e Këshillit të ri Kombëtar të PD-së.

Kështu do të nisë me përzgjedhjen e drejtuesve të seksioneve, grupseksioneve, për të vijuar me zgjedhjen e kryetarëve të rinj të PD-së në rrethe.

Pas zgjedhjes së kryetarëve të degëve, do të duhet të mblidhet Kuvendi Kombëtar, i cili do të zgjedhë Këshillin e ri Kombëtar të demokratëve.

Ky këshill, në mbledhjen e parë të tij, do të duhet të zgjedhë edhe sekretarët dhe drejtuesit e rinj të departamenteve në PD.

I gjithë procesi i riorganizimit të strukturave mund të kërkojë të paktën 6 muaj kohë. Megjithatë, nëse Lulzim Basha do të kërkojë një formatim të shpejtë të sekretariateve dhe departamenteve, mund t’i bëjë ndryshimet duke mbledhur edhe Këshillin Kombëtar që është në fuqi. /panorama/b.d

Next Post
VIDEO/ Tregtia e ‘mishit të bardhë’, maqedonasit nëpërmjet mashtrimit blejnë vajzat shqiptare për 500 euro

VIDEO/ Tregtia e 'mishit të bardhë', maqedonasit nëpërmjet mashtrimit blejnë vajzat shqiptare për 500 euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In