• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fituesit në 61 bashki, emrat e kryetarëve dhe harta elektorale

by
23/06/2015 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Janë përcaktuar kryebashkiakët e rinj në plot 61 bashki.

Nga këto bashki, me verdiktin e tyre më 21 Qershor, qytetarët shqiptarë ia kanë besuar administrimin e pushtetit vendor 45 kandidatëve të majtë, ndërsa në 16 prej tyre kanë fituar të djathtët.

Numerimi i Votave ne Shqiperi

                     FITUES TË KONFIRMUAR:

BASHKITË E FITUARA NGA ASHE

1. Bashkia Tepelenë – Tërmet Peçi
2. Bashkia Sarandë – Florjana Koka
3. Bashkia Korcë – Sotiraq Filo
4. Bashkia Maliq – Gëzim Topçiu
5. Bashkia Divjake – Fredi Kokoneshi
6. Bashkia Gramsh – Luljeta Dollani
7. Bashkia Peqin – Saimir Hasalla
8. Bashkia Belsh – Arif Tafani
9. Bashkia Urë Vajgurore – Juliana Memaj
10. Bashkia Poliçan – Adriatik Zotkaj
11. Bashkia Roskovec – Majlinda Bufi
12. Bashkia Konispol – Shuaip Beqiri
13. Bashkia Mirditë – Ndrec Dedaj
14. Bashkia Himarë – Jorgo Goro
15. Bashkia Fushë-Arëz – Fran Tuci
16. Bashkia Libohovë – Luiza Mandi
17. Bashkia Kolonjë – Arben Malo
18. Bashkia Pukë – Gjon Gjonaj
19. Bashkia Delvinë – Rigels Balili
20. Bashkia Skrapar – Nesim Spahiu
21. Bashkia Has – Adem Lala
22. Bashkia Pustec – Edmond Themelko
23. Bashkia Këlcyrë – Klement Ndoni
24. Bashkia Cërrik – Altin Toska
25. Bashkia Kurbin – Artur Bardhi
26. Bashkia Rrogozhine – Beqir Nuredini
27. Bashkia Librazhd – Kastriot Gurra
28. Bashkia Finiq – Leonidha Hristo
29. Bashkia Lushnje – Fatos Tushe
30. Bashkia Memaliaj – Durim Roshi
31. Bashkia Fier – Armando Subashi
32. Bashkia Elbasan – Qazim Sejdini
33. Bashkia Gjirokastër – Zamira Rami
34. Bashkia Patos – Rajmonda Balilaj
35. Bashkia Prrenjas – Miranda Rira
36. Bashkia Shijak – Ardian Kokomani
37. Bashkia Bulqizë – Melaim Damzi
38. Bashkia Kuçovë – Selfo Kapllani
39. Bashkia Dibër – Shukri Xhelili
40. Bashkia Vlore – Dritan Leli
41. Bashkia Krujë – Artur Bushi
42. Bashkia Kavaje – Elvis Rroshi
43. Bashkia Durrës- Vangjush Dako
44. Bashkia Berat- Petrit Sinaj
45. Bashkia Malësi e Madhe – Tonin Marinaj

BASHKITË E FITUARA NGA APPD

1. Bashkia Vau i Dejës – Zef Hila
2. Bashkia Pogradec – Eduart Kapri
3. Bashkia Vorë – Fiqiri Ismaili
4. Bashkia Mat – Nezir Rizvani
5. Bashkia Selenice – Përparim Shametaj
6. Bashkia Klos – Basir Çupa
7. Bashkia Përmet – Niko Shupuli
8. Bashkia Tropojë – Besnik Dushaj
9. Bashkia Mallakastër – Agron Kapllanaj
10. Bashkia Cërrik – Qamil Boja
11. Bashkia Kukes – Bashkim Shehu
12. Bashkia Devoll – Bledjon Nallbati
13. Bashkia Lezhë – Fran Frrokaj
14. Bashkia Kamez – Xhelal Mziu
15. Bashkia Shkoder – Voltana Ademi
16. Bashkia Dropull – Ahilea Deçka

HARTA

***

Procesi i numërimit ka përfunduar edhe në bashkinë e Shijakut ku fitues është shpallur kandidati i ASHE-së

Përfundon procesi në Kurbin, fiton ASHE

Përfundon procesi i numërimit në Dropull, fiton APPD

********

Ka përfunduar numërimi në Kukë ku fitues është kandidati i PD Bashkim Shehu

Përfundon procesi i numërimit në Dropull, fiton APPD
Arqile Deçka, kandidati i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet fiton bashkinë e Dropullit.

Në Rrogozhinë ka fituar kandidati i ASHE ndaj atij të APPD me 1.530 vota plus

Në Vaun e Dejës fiton kandidati i PD, Zef Hila, me 1.800 vota plus ndaj Gjokë Lleshit

********

Pogradeci fitohet nga aleanca e djathtë

Përfundon procesi i numërimit në Bashkinë e Pogradecit, ku kandidati i djathtë, Eduart Kapri, fitoi kundrejt kandidates së majtë, Diana Mile, me një diferencë prej 1680 votash.

********

E majta fiton Bashkinë e Sarandës

Koalicioni i majtë i Aleancës për Shqipërinë Evropiane ka fituar Bashkinë e Sarandës me kandidaten e tij Florjana Koka, e cila fitoi me 53% të votave, në raport me kandidatin e djathtë.
Mbi 1200 vota për kandidaten socialiste e cila garonte përballë Kreshnik Bozhos të koalicionit të djathtë, kanë bërë diferencën e mjaftueshme për të renditur një tjetër bashki “në drejtimin e duhur”.

********

Korça, ASHE fiton me 7000 vota diferencë

Përfundon numërimi në Korçë ku fitues me një diferencë të lartë u konfirmua kandidati i ASHE-së, Sotiraq Filo. Kandidati i majtë Filo fiton me mbi 7000 vota diferencë ndaj kandidatit të djathtë, Gjergj Meros. Sotiraq Filo, i cili prej dy vitesh është kryebashkiak i Korçës, është rikonfirmuar me votën e qytetarëve në krye të bashkisë së këtij qyteti.

Pas zyrtarizimit të fitores, Filo është shprehur se Bashkia e Korçës do të vijojë në rrugën e suksesit, tashmë duke investuar edhe në fshatra, të cilat janë bërë pjesë e bashkisë, për shkak të ndarjes së re territoriale.

********

Mbyllet Vora, fiton Ismaili
Kandidati i koalicionit “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, Fiqiri Ismaili ka fituar me 239 vota diferencë përballë kandidati të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, Luan Sallaku. Fiqiri Ismaili duke folur për gazetarët deklaroi se falënderon kandidatin kundërshtar për garën, ndërsa i cilësoi farsë akuzat për votues fiktivë. “Do të përmirësojë ndjeshëm jetën e qytetarëve. E falënderoj kandidatin për garën dhe i uroj gjithë të mirat. Padia për listë fiktive është farsë për të diskretituar figurën time. Vora nuk ka pasur listë fiktive. 6 muaj e fundit janë shpërngulur vetëm 60 familje”, deklaroi Ismaili.

********

Mbyllet numërimi në Belsh, fiton ASHE
Kandidati i “Aleancës Shqipëria Evropiane”, Arif Tafani ka fituar zgjedhjet në Bashkinë Belsh me 45.5% të votave. Në përfundim të numërimit të 38 kutive të votimit, kandidati i ASHE-së mori 5 241 vota kundrejt 4 428 votave të kandidatit të APPD-së, Asqeri Kuqja. Kurse kandidati i pavarur, Besjon Tafani ka marrë 16.1% të votave (1 848 vota në total).

********

Fiton bindshëm Adriatik Zotkaj në Poliçan 
Kandidati i majtë për Bashkinë e Poliçanit ka fituar me një rezultat bindës duke marrë 72,5%, të votave të banorëve të bashkisë së re. Ndërsa kundëstari Flrian Qama ka marrë vetëm 27.5%

********

Mbyllet Roskoveci, fiton kandidatja e ASHE-së
Majlinda Bufi, kandidatja e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” është shpallur fituese në Bashkinë e Roskovecit. Bufi fitoi përballë kandidatit të “Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet”, Gëzim Çaushi. –

********

Mbyllet numërimi në Bashkinë e Klosit, fiton e djathta
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Klosit, ku është shpalluar fitues kandidati i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, Basir Çupa. Çupa ka marë 935 vota ndërsa kandidatja e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Valbona Kola ka marë 608 vota.

Jorgo Goro fiton garën për Bashkinë e Himarës
Jorgo Goro ka fituar garën për bashkinë e Himarës me një diferencë të dukshme me ndjekësit e tjerë. Goro ka marrë 4747 vota, ndërsa ndjekësi më i afërt i tij Fredi Bejkleri ka marrë 2335 vota.

“Ishte zgjedhja e qytetarëve, na votuan ne. Ftoj opozitën të bashkëpunojmë për të mirën e himarjotëve”- tha Goro pas përfundimit të procesit të votimit.

Ndërsa kundërshtari i tij, Fredi Bejleri u shpreh “Zgjedhjet nuk i prisja në këtë mënyrë, urime Goros”

********

Konispol, përfundon numërimi: Shuaip Beqiri i ASHE-së 43.93%, Ismail Murtaj i APPD-së, 35.83%

Nga ana tjetër Partia Demokratike ka fituar Bashkinë e Përmetit dhe atë të Tropojës.

********

Rezultatet përmbledhëse per bashkite kryesore – Ora 09:00

Procesi i numërimit të votave po vijon në mbarë vendin, ndërsa sipas rezultateve paraprake deri tani ka përfunduar numërimi në 8 bashki ku rezultojnë fitues kandidatët e majtë.

Sipas rezultateve paraprake, në rang vendi ASHE ka siguruar 54.83 % të votave, ndërsa APPD ka marrë 41.58 % të votave.

Ndërkohë më poshtë vijojnë rezultatet paraprake të zgjedhjeve për bashkitë e tjera deri në orën 09:00.

Tiranë

Erion Veliaj (ASHE) 53.4 %

Halim Kosova (APPD) 38.9 %

Gjergj Bojaxhi (i pavarur) 5.4 %

Durrës

Vangjush Dako (ASHE) 55.8 %

Grida Duma (APPD) 44.2 %

Vlorë

Dritan Leli (ASHE) 62.3 %

Genc Deromemaj (APPD) 33.3 %

Fier

Armando Subashi (ASHE) 57. 2 %

Enkelejd Alibeaj (APPD) 38.2 %

Elbasan

Qazim Sejdini (ASHE) 58.1 %

Ardjan Turku (APPD) 41.9 %

Gjirokastër

Zamira Rami (ASHE) 61.4 %

Igli Kokalari (APPD) 38.6 %

Kukës

Bashkim Shehu (APPD) 56.8 %

Hasan Halilaj (ASHE) 43.2 %

Korçë 

Sotiraq Filo (ASHE) 61.1 %

Gjergji Mero (APPD) 38.9 %

Sarandë

Florjana Koka (ASHE) 50.1 %

Kreshnik Bozho (APPD) 49.9 %

Himarë

Jorgo Goro (ASHE) 60.9 %

Lefteri Prifti (APPD) 5.4 %

Berat

Petrit Sinaj (ASHE) 51.0 %

Kasëm Mahmutaj (APPD) 49.0%

Dibër

Shukri Xhelili (ASHE) 45.7 %

Ilir Krosi (APPD) 49.6 %

Tropojë

Rexhe Byberi (ASHE) 44.8 %

Besnik Dushaj (APPD) 51.6 %

Lezhë

Viktor Tushaj (ASHE) 50.5 %

Fran Frrokaj (APPD) 49.5 %

Kavajë

Elvis Rroshi (ASHE) 65.4 %

Engjëll Cara (APPD) 34.6 %

Lushnje

Fatos Tushe (ASHE) 58 %

Darien Xhindoli (APPD) 42 %

Kamëz

Safet Gjici (ASHE) 46.6 %

Xhelal Mziu (APPD) 53.4 %

********

Kandidatet e majte fitojne ne 9 bashki

Kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Europiane kanë arritur të fitojnë në 9 bashkitë e para ku ka përfunduar procesi i numërimit.

Në 4 vitet e ardhshme bashkia e Hasit, Skraparit, Pustecit, Delvinës, Peqinit, Fushë Arrzit, Pukës dhe Kolonjës do të drejtohen nga kryetarë të koalicionit të majtë.

Rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm u mbyll procesi i votimit në Bashkinë e Hasit, ku Adem Lala i koalicionit të majtë arriti të fitojë me 4884 vota ose 52.98%, ndërsa kandidati i APPD, Elez Maçi arriti të merrte 4245 vota ose 46.05%. Në garë për këtë bashki ishte edhe kandidati i PSD, Gëzim Ukperaj, i cili mori vetëm 0.97% të votave.

Procesi i numërimi është mbyllur edhe në Skrapar, ku fitues ka rezultuar Nesim Spahiu, i cili mori 84.43%, ndërsa rivali i tij Hajredin Bakjasi 15.57% të votave.

Ndërkohë edhe në Delvinë përfundoi procesi i numërimit dhe Rigels Balili, kandidat i ASHE, tashmë është kryetari i ri i kësaj bashkie, pasi ka marrë 72.8% të votave, ndërsa kandidati i APPD, Dhurim Alinani ka marrë 27.2% të votave. Edhe Bashkia e Peqinit është fituar nga një kandidati i majtë, Saimir Hasalla, i cili arriti të merrte 9020 vota, ndërsa Albert Kreçi kandidati i APPD mori 4284 vota.

Po ashtu edhe bashkia e Fushë Arrzit dhe e Pukës është fituar nga kandidatët e ASHE, por me një diferencë të vogël. Në Pukë Gjon Gjonaj arriti të fitonte me një diferencë vetëm me 97 vota, ndërsa në Fushë Arrëz diferenca ishte vetëm me 66.

Rreth orës 08: 00 përfundoi numërimi në Kolonjë: Arben Malo i ASHE-së 4997 vota; Viktor Duro i APPD-së 4076

Në Libohovë, rreth orës 09:00 ka përfunfuar  përfundon numërimi: Luiza Mandi e ASHE 53.65%, Altin Çomo i APPD-së 46.35%

********

Ndërpritet numërimi në Lushnjë

Me kërkesën e numëruesve të Partisë Demokratike, është ndërprerë numërimi i votave në KZAZ-në nr. 55 në Lushnjë.

Anëtarët e Partisë Demokratike e kanë ndërprerë numërimin me motivacionin e lodhjes së tyre.

Këta të fundit kanë kërkuar që numërimi të rinisë në orën 10:00. Megjithatë, numëruesit e Partisë Socialiste e kanë kundërshtuar kërkesën e kolegëve të tyre nga PD-ja, duke kërkuar që ata të zëvendësohen me numërues të tjerë.

********

Gara për Tiranën, kryeson Veliaj me mbi 10 mijë vota

Procesi i numërimit vazhdon për kandidatët për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Përditësimet e fundit të orës 06:47 të mëngjesit të së hënës, flasin për një shkëputje të ndjeshme të kandidatit të koalicionit të majtë, Erion Veliaj.

Pas numërimit të votave të 180 kutive nga 864 në total, Veliaj kryeson me 10.088 vota diferencë ndaj kandidatit të koalicionit të djathtë, Halim Kosova.

Kandidati i ASHE ka marrë 54.21% të votave, ndërsa Halim Kosova 37.91%. Kandidati i pavarur Gjergj Bojaxhi, 5.7% të votave, Sazan Guri 1.14%, Arban Tafaj 0.79% dhe Dhimitër Muslia 0.25% të votave.

Ndërkohë, procesi i numërimit të votave është duke vazhduar normalisht, pa probleme.

********

ASHE fiton bashkinë e Hasit, Skraparit, Pustecit dhe Delvinës

Kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Europiane kanë arritur të fitojnë në bashkinë e Hasit, Skraparit, Pustecit dhe Delvinës, ku ka përfunduar procesi i numërimit, ndërsa drejt fitores po shkon edhe Saimir Hasalla, po i koalicionit të majtë, në Bashkinë e Peqinit.

Rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm u mbyll procesi i votimit në Bashkinë e Hasit, ku Adem Lala i koalicionit të majtë arriti të fitojë me 4884 vota ose 52.98%, ndërsa kandidati i APPD, Elez Maçi arriti të merrte 4245 vota ose 46.05%. Në garë për këtë bashki ishte edhe kandidati i PSD, Gëzim Ukperaj, i cili mori vetëm 0.97% të votave.

Procesi i numërimi është mbyllur edhe në Skrapar, ku fitues ka rezultuar Nesim Spahiu, i cili mori 84.43%, ndërsa rivali i tij Hajredin Bakjasi 15.57% të votave.

Ndërkohë edhe në Delvinë përfundoi procesi i numërimit dhe Rigels Balili, kandidat i ASHE, tashmë është kryetari i ri i kësaj bashkie, pasi ka marrë 72.8% të votave, ndërsa kandidati i APPD, Dhurim Alinani ka marrë 27.2% të votave.

Në Bashkinë e Peqinit, kur janë për t’u numëruar edhe 12 kutitë e fundit nga 52 të tilla, Saimir Hasalla po shkon drejt një fitoreje të sigurt, pasi deri tani ka marrë 67.55% të votave, ndërsa kundërshtari i tij 32.44%.

********

Kandidati i ASHE fiton Pustecin

Bashkia e Pustecit, e cila është edhe Bashkia më e vogël pas ndarjes së re territoriale, është njësia e parë e cila ka zgjedhur kryebashkiakun e saj. Edmond Themelko i Aleancës për Shqipërinë Evropiane do të drejtojë Pustecin si bashkinë më të vogël në Shqipëri.

JAVA News sjell rezultatet deri në orën 03:00 të mëngjesit të së hënës ndërkohë që në bashkitë e mëdha si Gjirokasta, Berati, Durrësi, Kamza dhe Shkodra nuk ka nisur ende numërimi i votave.

Kështu procesi i numërimit ka nisur në të gjithë vendin. Deri në orët e para të mëngjesit me numërimin e 10 kutive të para, kandidati i ASHE-së për Tiranën Erion Veliaj kryeson ndaj rivalit Halim Kosova me 52.80% kundrejt 38.27% të demokratit.

Ndërsa kandidatët e pavarur kanë marrë Gjergj Bojaxhi 6.21%, Arben Tafaj 1.55% dhe Sazan Guri 1.03%.

Po ashtu ka nisur numërimi edhe në Fier, ku Armando Subashi i PS ka marrë 56.08% ndërsa Enkelejd Alibebaj PD ka marrë 40.06%. Kandidati i PSD në këtë bashki Albert Çaçi ka marrë 3.86%.

Garë e ngjeshur paraqitet në bashkitë e Vorës dhe të Elbasanit ku pavarësisht kryesimit të të majtëve, diferenca mbete e ngushtë.

Sakaq, e majta rezulton me epërsi në disa prej bashkive kryesore të vendit ku ka nisur numërimi si në Korçë, Tepelenë, Gjirokastër, Pukë, Mirditë, Tropojë, Lushnje, Peqin, Kolonjë, Këlcyrë, Selenicë, Maliq, Delvinë dhe Skrapar.

Ndërsa e djathta po kryeson në bashkitë Dibër, Përmet, Devoll, Belsh, Klos, Mat dhe Kukës.

Sa i përket bashkisë së Finiqit, gara është ndërmjet kandidatit të MEGA-s Leonidha Kristo ndaj rivalit të djathtë Jani Babi i PBDNJ.

****

Veliaj përmbys rezultatin, në Fier kryeson Subashi

Për herë të parë pas nisjes së numërimit në Tiranë, kandidati i ASHE-së Erion Veliaj ka dalë në avantazh ndaj rivalit të djathtë të tij Halim Kosova. Kur janë numëruar 9 kutitë e para, Veliaj ka marrë 45.13%, ndërsa Kosova 44.68%.

Ndërsa kandidatët e pavarur kanë marrë Gjergj Bojaxhi 6.6%, Arben Tafaj 2.2% dhe Sazan Guri 1.35%.

Po ashtu ka nisur numërimi edhe në Fier, Armando Subashi i PS ka marrë 56.08% ndërsa Enkeled Alibebaj PD ka marrë 40.06%. Kandidati i PSD në këtë bashki Albert Çaçi ka marrë 3.86%.

****

APPD kryeson në Kukës, Mat e Mirditë, ASHE në Gramsh, Kolonjë, Selenicë e Urën Vajgurore

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Kukësit Bashkim Shehu kryeson ndaj rivalit të tij Hasan Halilaj. Këto janë rezultatet që dalin nga dy kutitë e para të numëruara në këtë bashki ku kandidati i djathtë ka marrë 66.28% të votave kundrejt 33.71% të votave të marra nga Halilaj.

Ndërkohë PD kryeson edhe në Mat ku nga 4 kuti të numëruara kryeson kandidai i djathtë Nezir Rizvani me 52.13% kundrejt 47.87% të votave për kandidaten e ASHE-së Adelina Farici.

Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet kryeson edhe në bashkinë e Mirditës ku deri më tani kandidati i majtë ka marrë 51.79% të votave. Ndërsa rivalja e tij ka marrë 48.21%

Nga ana tjetër, Aleanca për Shqipërinë Evropiane kryeson në Kolonjë, Gramsh, Selenicë dhe Ura Vajgurore. Në bashkinë e Kolonjës, nga 5 kuti të numëruara ASHE kryeson me 808 vota kundrejt 562 vota për APPD.

Edhe në Gramsh e majta kryeson me 64% të votave ndaj 35% të votave që ka marrë opozita, në një kohë që janë numëruar 2 kuti.

Në Urën Vajgurore, kryeson kandidatja e ASHE Juljana Memaj me 52.29%, ndërsa kandidati i djathtë Bujar Hoxhaj ka marrë deri më tani 47.71%.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Selenicë ku ASHE me Kasëm Cenaj kryeson me 55.38% të votave, ndërsa APPD me Përparim Shametaj ka marrë 43.35%.

****

KQZ: Deri tani ASHE 65,13% dhe APPD 34,45%

Kur kanë kaluar rreth 30 minuta pas mesnatës dhe teksa kemi mësuar se numërimi i votave ka nisur në disa prej qarqeve të vendit, KQZ ka bërë të ditura edhe shifrat e para zyrtare.

Sipas organit qendror të administrimit të zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar rreth 3619 vota, prej të cilave mbi 2300 i ka marrë koalicioni i qendrës së majtë i Aleancës për Shqipërinë Europiane, ose e shprehur në përqindje rreth 65,13%, ndërsa rreth 1200 vota janë numëruar në favor të koalicionit të qendrës së djathtë i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, ose në përqindje rreth 34,45%.

Këto rezultate vijnë nga rreth 12 Qendra Votimi të numëruara nga plot 5301 të tilla, ndërsa pjesëmarrja nga qendrat e votimit që kanë dërguar të dhëna në KQZ ka shkuar tashmë në 62,11 për qind.

1434926924kqz-rez-para

****

Numërohen 5 kuti në Tiranë, kryeson ngushtë Kosova

Një rezultat kokë më kokë po shkon deri më tani rivaliteti për bashkinë e Tiranës me kandidatin e PD Halim Kosova që kryeson me 45.57% ose 622 vota kundrejt 45.2% ose 617 të votave të rivalit të majtë Erion Veliaj.

Ky është rezultati i 5 kutive që janë numëruar deri më tani në njësinë bashkiake numër 8. Ndërkohë kandidatët e pavarur kanë marrë respektivisht Gjergj Bojaxhiu 5.71% të votave, Arben Tafaj 2.2% dhe Sazan Guri 1.25%.

ERION VELIAJ (ASE) 617 vota – 45.2 %

HALIM KOSOVA (APPD) 622 vota – 45.57 %

GJERGJ BOJAXHI (I pavarur) 78 vota – 5.71 %

ARBEN TAFAJ (LDVMP) 30 vota – 2.2 %

DHIMITËR MUSLIA (PKD) 1 vota – 0.07 %

SAZAN GURI (AEE) 17 vota – 1.25 %

11214703_871810779559141_6718883728457025932_n

***

ASHE në avantazh në Vorë, në bashkinë Përmet kryeson e djathta

Përmeti ka prodhuar një surprizë në kutitë e para. I njohur si bastion i së majtës, në bashkinë Përmet është në avantazh kandidati i djathtë ndërkohë që janë numëruar 7% e të gjitha votave.

Niko Shupuli i APPD figuron me 66%, ndërsa kreu aktual i bashkisë Gilberto Jaçe që rikandidon ka vetëm 32% të tyre.

Në garë është edhe socialdemokrati Gëzim Ibrahimi si dhe Shpëtim Bega.


***

E ndërkohë që në bashkinë Vorë ka nisur numërimi i votave, kandidati i ASHE, Luan Sallaku, është në avantazh me 52.4 %.

Nga ana tjetër, Fiqiri Ismaili i APPD figuron me 47.6% të votave.

Kujtojmë se në bashkinë Vorë është bërë një ndër fushatat më të ashpra këto zgjedhje. Përballë janë kreu aktual i bashkisë Fiqiri Ismaili dhe Luan Sallaku i propozuar nga LSI.


***

Juliana Memaj kryeson ndaj rivalit të djathtë Bujar Hoxhaj në Urën Vajgurore.

Rezultatet nga kutitë e para flasin për një avantazh me 62.57% ku Memaj ka marrë 423 vota kundrejt 253 që ka në favor kandidati i APPD.

Pjesmarrja në Urën Vajgurore ka qenë në kuotën e 54.37% ndërsa kanë votuar 16,021 votues.


***
Kanë dalë rezultatet e para të votimeve në Tiranë. Nga hapja e 4 kutive të para të votimit në njësinë bashkiake numër 8 rezulton se kandidati i PD Halim Kosova ka marrë 516 vota ose 46.91% të votave kundrejt 41.73% të votave ose 459 vota për kandidatin e mazhorancës Erion Veliaj.

Ndërkohë kandidati i pavarur Gjergj Bojaxhi ka marrë 7.09% ose 79 vota. Ndërsa dy kandidatët e tjerë të pavarur kanë marrë respektivisht Arben Tafaj 2.64% dhe Sazan Guri 1.55%.

harta

***

Konfirmohet fituesi i parë, ASHE merr Bashkinë e Pustecit

Ka dalë edhe fituesi i parë në këto zgjedhjeve vendore dhe ai i përket Aleancës për Shqipërinë Evropiane. Bëhet fjalë për bashkinë e Pustecit ku kandidati i mazhorancës Edmond Themelko ka marrë 1549 të votave kundrejt 404 vota të rivalit të djathtë Mihallaq Apostollovski.

Deri më tani janë numëruar në këtë bashki 5 nga 8 kuti, por fitorja është matematikore pasi në total kanë votuar rreth 2800 zgjedhës, ndaj dhe nuk ka mundësi për përmbysje të rezultatit.

***

KQZ publikon rezultatet e para të numërimit, ASHE në avantazh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar në faqen e saj zyrtare rezultatet e para të numërimit të kutive në të 12 qarqet e vendit. Sipas këtij rezultati në total ASHE ndodhet në avantazh me 2367 vota deri më tani (65.13%) kundrejt 1252 vota të APPD-së ose rreth 34.45%

***

Nis numërimi në Devoll kryeson kandidati i PD

Edhe në Devoll ka nisur procesi i numërimit. Me hpajen dhe numërimin e kutisë së parë  105 vota ka marrë kandidati i APPD, Bledian Nallbati, ndërsa kandidati i ASHE Kosta Qaja ka marrë 66 vota. Kutia e numëruar i përket qendrës së votimit 3754.

***

Nis numërimi në Tiranë, Përmet, Tepelenë, Këlcyrë dhe Kolonjë

Pas Pustecit dhe Hasit ka nisur procesi i numërimit edhe në disa prej bashkive kryesore të vendit përfshirë edhe Tiranën. Burime për JavaNeës bëjnë të ditur se në njësinë bashkiake numër 8 në kryeqytet janë hapur materialet zgjedhire teksa nga momentin në moment pritet të nisë edhe numërimi.

Po ashtu krahas Tiranës, materialet zgjedhore janë hapur edhe në bashkitë Tepelenë, Ura Vajgurore, Këlcyrë, Përmet dhe Kolonjë, ku pritet për pak çaste të nisë edhe numërimi.

****

Numërimi në Krumë, kryeson kandidati i ASHE-së

Kandidati i ASHE për bashkinë e Krumës, Adem Lala, është në avantazh me 300 vota pas numërimit të kutisë së parë të votimit, kundrejt Elez Maçit të APPD-së.

Lala, ish kryetar i komunës Golaj në Has prej 2 mandatesh, kandidon për ASHE për njësinë e re administrative të Krumës.

Vazhdon numërimi normalisht. Kruma ishte e dyta njësi pas Puctecit që nisi numërimin e votave.lalalala

Edmond Themelko, kandidati i ASHE-së në njësine e qeverisjes vendore në Pustec, kryeson kundrejt rivalit të tij Miallaq Apostollovski të APPD. Nga numërimi i dy kutive të para të votimit nga 8 gjithsej rezulton se Themelko ka marrë 478 vota kundrejt 131 vota të rivalit të tij të opozitës.

Pusteci ishte njësia e vetme që filloi procesin e numërimit, teksa pak kohë më pas numërimi nisi edhe në ZAZ nr.10 në Krumë.

mondi

***

Pas Pustecit, nis procesi i numërimit edhe në Krumë

Burime për JavaNews bëjnë të ditur se ka nisur procesi i numërimit për ZAZ nr.10 në Krumë. Pas Pustecit kjo bëhet qendra e dytë në të cilën ka nisur numërimi.

Ende deri më tani nuk ka shifra për procesin e numërimit që po kryhet në këto dy ZAZ.

***

KQZ: Votuan 47% e zgjedhësve, më shumë Dibra, më pak Vlora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e pjesëmarrjes në zgjedhjet vendore të votuesve me mbylljen e procesit të votimit (në orën 19:00). Kështu sipas asaj që bëhet e ditur nga KQZ, në rang vendi pjesëmarrja totale kanë qenë 47.62%.

Qarku me pjesëmarrjen më të madhe rezulton të jetë Dibra me 57.27% e votuesve. Ndërkohë që qarku me pjesëmarrjen më të vogël është Vlora me 37.56% e votuesve.

pjesemarrja

***

Numërimi i votave për bashkinë Tiranë nis në 23:30

Burime për Java News brenda qendrave të numërimit bëjnë me dije se numërimi i votave për bashkinë e Tiranës do të nisë në orën 23:30.

Aktualisht mësohet se disa parti nuk kanë emëruar ende anëtarët për qendrat e numërimit, ndërkohë që për këtë problem pritet të reagojë së shpejti edhe KQZ.

Momentalisht numërimi ka nisur vetëm në bashkinë e Pustecit, e cila është edhe bashkia më e vogël.

11054828_10153409197483151_7342566604164366161_n

***
Pas mbylljes së procesit të votimit, Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Leftere Luzi ka dhënë informacione në lidhje me pjesëmarrjen e votuesve ditën e sotme. Sipas Luzit, nga 1825 qendra votimi që knë dhënë informacion rezulton se pjesëmarrja ka qenë rreth 45.28%.

Luzi theksoi se i gjithë procesi ka vijuar normalisht dhe pa probleme. Por nga ana tjetër, Luzi i ka bërë thirrje partive që të plotësojnë komisionerët e numërimit në disa nga qendrat e numërimit në Shkodër.

“Deri më tani kemi informacion nga 1825 qendra votimi ose rreth 35% e tyre. nga këto qendra që kanë dërguar informacion pjesëmarrja është 45.28% Gjithashtu 323 qendra votimi nuk na kanë dhënë asnjë informacion, ku pjesëmarrja është 37.46% femra. Procesi ka mbaruar dhe % e saktë do ta kemi gjatë procesit të numërimit të votave. Mbyllja e procesit të votimit shkoi mirë dhe u krye në orarin e paracaktuar. Në disa qendra votimi shkoi përtej orës 19:00 pasi zgjedhësit ishin në radhë për të votuar. I bëj thirrje PD dhe PS që të plotësojnë komisionerët në qendrat e numërimit në Shkodër.” tha Luzi

1434904104-luzi-c1200x600

***

Mbyllet procesi i votimit, KQZ: Votuan 45% e zgjedhësve

Është mbyllur zyrtarisht në orën 19:00 procesi i votimit të zgjedhjeve vendore 2015, në të 1053 qendrat e votimit në 11 qarqe. Sipas asaj që bëhet e ditur nga KQZ, pjesëmarrja në rang kombëtar në këto zgjedhje ka arritur deri më 45%.

Procesi zgjedhor ka qenë relativisht i qetë me incidente të vogla por që nuk ka pasur përshkallëzim të tyre, teksa tashme priotet te nise procesi i numerimit. Qytetarët shqiptarë votuan për 157 kandidatë për kryetar në 61 bashki. Nga këto, 52 parti janë pjesë e dy koalicioneve të mëdha, Aleancës për Shqipërinë Evropian (37) dhe Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet (15), ndërsa 11 parti garojnë të vetme.

Votimi ishte i hapur në orën 7:00 dhe sipas Kodit Zgjedhor u mbyll në orën 19:00. I gjithë procesi monitorohet nga rreth 3 mijë vëzhgues, 274 prej të cilëve janë përfaqësues të ODIHR-it.

11141141_10153409201128151_4076666031426108171_n

***

Rezultatet e numërimit do të vijnë përmes Java News

Me mbarimin e procesit të votimit në orën 19:00, pritet qe kutitë t’i nënshtrohen numërimit të tyre, nderkohë që Java News do të sjellë grafikët për bashkitë e vendit.

Next Post

Nënshkruhet marrëveshja për lëvizje të lirë mes Kosovës e Serbisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

December 22, 2025
Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

December 22, 2025
Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

December 22, 2025
Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

December 22, 2025
“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

December 22, 2025
Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

December 22, 2025
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Ironia e Kreshnik Spahiut: Vetëm opozita shqiptare e shtyn revolucionin pas festave të gjelit të detit

December 22, 2025
Presidentja që pyet vonë dhe keq

“SPAK duhet lavdëruar për guximin”, Haxhiu për hetimet e fundit: Drejtësia po ngjall shpresë tek shoqëria

December 22, 2025
VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

December 22, 2025
Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In