Dy të burgosur shqiptarë janë arratisur nga burgu i Koridhalo në Greqi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00, kur sipas medias greke Elvis K. dhe Leonard P. u arratisen nga qelia e tyre.
Gjithçka është zbuluar vetëm mëngjesin e së mërkurës, pasi gardianët panë që shqiptarët nuk ishin në vendin e tyre të vuajtjes së dënimit. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë u pa që shqiptarët kishin prerë hekurat e dritares së qelisë dhe ishin larguar me litar në errësirë.
Mediat greke shkruajnë se policia është vënë menjëherë në alarm dhe ka organizuar punën për kapjen e tyre.
Ndërkohë ka nisur edhe një hetim i brendshëm nëse gardianët kanë zbatuar procedurat, apo nëse të arratisurit kanë pasur bashkëpunëtorë të brendshëm.
a.cupaj