Zbardhen të tjera detaje nga superoperacioni i policisë greke i koduar “Himera”, ku koka e bandës së trafikantëve të drogës ishte shqiptari i njohur me emrin “Genti”. Mediat greke kanë zbardhur mënyrën se si u zbulua organizata, e cila u hetua pasi policia po investigonte për vrasjen e shqiptarit 32-vjecar Rigert Dervishi.
Sakaq, në mediat greke janë publikuar edhe fotot dhe emrat e shqiptarëve që ishin pjesë e bandës së drogës të drejtuar nga kreu i organizatës, i njohur me pseudonimin “Genti”.
Sipas policisë, ende nuk ka një informacion të saktë rreth “Gentit”, por dihet tashmë skema e organizimit dhe funksionimit të organizatës kriminale.
Ai thuhet se është në Shqipëri, por ka dyshime, nëse porositë dhe drejtimin e bënte nga Shqipëria dhe se nuk kishte shkelur në Greqi ndonjëherë.
Polica greke disa ditë më parë prangosi 59 persona, ku 38 prej tyre u është komunikuar arresti në burg, ndërsa 46 janë shpallur në kërkim, duke plotësuar kështu totalin prej 146 anëtarësh të organizatës kriminale.
EMRAT E SHQIPTARE QE ISHIN PJESE E BANDES
1. Panajot Profka 51-vjec
2. Emiljano Ismailanji 25-vjec
3. Joani Muca 28-vjec
4. Ajet Xhalia 47-vjec
5. Robert Talharaj 36-vjec
6. Rosilda Talharaj 29-vjec
7. Fatjon Noti 27-vjec
8. Nikola Cela 46-vjec
9. Artur Gjini 21-vjec
10. Athanasios Profka 23-vjec
11. Armando Ruci 29-vjec
12. Pajtim Ruci 38-vjec
13. Astrit Vrenozi 20-vjec
14. Armando Goga, 37-vjec
15. Nikollaq Xhaxho 52-vjec
16. Viktor Ajasllari 30-vjec
17. Altin Kumaraku 37-vjec
18. Martin (Ani) Brakaj 26-vjec
19. Miri Macaj 45-vjec
20. Gentian Billa 39-vjec
21. Anxhelo Cami 24-vjec
22. Shqiponja Xhalia 42-vjec
23. Lorent Caushaj 25-vjec
24. Emilio Harrunaj 25-vjec
25. Fation Feizaj 29-vjec
26. Hena Veliaj 27-vjec
27. Luan Jacelli 43-vjec
28. Olsi Kellezi 39-vjec
29. Spiro Nika 47-vjec
30. Nikolla Puriqi 52-vjec
31. Erjon Avdiu 22-vjec
32. Një shtetas i paidentifikuar me pseudonimin Tiku
33. Mario Guxho 21-vjec
SKEMA E BANDES
Sipas policisë greke, grupi funksiononte në këtë mënyrë: Në nivelin e parë qëndronte “Genti”. Poshtë tij ishin 4 shtetas shqiptarë, më pas 3 shqiptarë e 4 grekë, në nivelin e katërt 3 grekë merreshin me trafikun e drogës në kufirin greko-shqiptar, ndërsa në nivelin e pestë ishin 17 shqiptarë, 1 grek, 1 bullgar e 1 rumun, që kryenin magazinimin e drogës.
Në nivelin e gjashtë, 6 shqiptarë, 3 grekë dhe 1 bullgar, shpërndanin drogën kundrejt shitësve të vegjël dhe në nivelin e fundit ishin gjithë tregtarët e sasive të vogla të drogës në qendër të Athinës, kryesisht shtetas afrikanë.
Mendohet se grupi kontrollonte rreth 35% të tregut të narkotikëve në Athinë, duke bërë që goditja e tij të ulë ndjeshëm shitjen e drogës në këtë zonë.
Policisë greke iu desh rreth 8 muaj të hetonte grupin. Gjashtë oficerë grekë, pjesë e operacionit, kryen filmime gjatë veprimtarisë së të dyshuarve.
VRASJA E DERVISHIT
Mësohet se hetimet policore kanë zbuluar një lidhje të mundshme të grupit me vrasjen e 32-vjeçarit shqiptar Rigert Dervishi, në Keratsini të Athinës, më 13 nëntor të këtij viti.
Sipas Policisë, Dervishi ishte drejtues i mjetit, por është vrarë gabimisht, pasi objekt i atentatit ishte një 36-vjeçar shqiptar, pasagjer në mjet, të cilin banda kishte tentuar ta vriste me bombë me telekomandë, më 14 shtator 2016, për një borxh.