Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar ngritjen e një grupi auditi për financimet ruse në PD.
Burime nga kryesia e PD-së bëjnë me dije se do të merret nën hetim ish-kreu o PD-së, Lulzim Basha për veprimet e tij në raport me donacionet në zgjedhjet e vitit 2017.
Grupin e auditit ndaj Lulzim Bashës do ta drejtojë Ledina Mandia
Sipas zyrtarit që foli me median, ky është përfundimi në të cilin arrin një raport i komunitetit amerikan të zbulimit i cili ka analizuar financimet e Rusisë “në mbi 24 vende gjatë viteve të fundit në një përpjekje për të manipuluar demokracitë nga brenda”.
Sipas një burimi me njohuri mbi raportin amerikan të zbulimit, Shqipëria është një nga këto vende./m.j











