Dalin detaje lidhur me identitetin e personave që humbën jetën në aksidentin e rëndë tragjik, gjatë ditës së sotme. Në aksident mbetën katër të vdekur dhe dy të plagosur, pas përplasjes së tre makinave, në afërsi të fshatit Papër, në aksin Elbasan-Peqin.
Viktimat janë: Jonida Kotorri, 30 vjeçe, Fatime Hoxha, 58-vjeçe, Fatushe Agolli, 68-vjeçe dhe Lume Hoxha, 55-vjeçe.
Drejtuesi i automjetit tip SEAT, Gëzim Kotorri, 55-vjeç, në makinë e së cilit po udhëtonin 4 gratë që humbën jetën, ka mbetur i plagosur rëndë.
Të plagosur mbetën edhe shoferi i një prej automjeteve, Oltion Shehi, 39-vjeç, si dhe shoferi i automjetit të tretë.
Mësohet se tre prej viktimave janë anëtarë të së njëjtës familjeje, nga Gramshi. Të aksidentuarit që humbën jetën po shkonin në një ceremoni mortore.
Dy të plagosurit e tjerë, nga dy makinat e tjera që u përfshinë në aksident, po marrin ndihmën e parë mjekësore në spital dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi paraprak i policisë mbi aksidentin:
Më datë 23.09.2019, në aksin rrugor Elbasan- Papër, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur tre automjete, mjeti me drejtues shtetasin G.K, mjeti me drejtues shtetasin O.Sh dhe mjeti me drejtues shtetasin E.R.
Për pasojë katër shtetas kanë humbur jetën të cilët ishin pasagjerë në mjetin që drejtohej nga shtetasi G.K, kanë humbur jetën. Ndërsa dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
/a.r











