Komisioni i Ligjeve i dha “OK” ngritjes së komisionit hetimor për shkarkimin e Ilir Metës këtë të enjte dhe mësohet se në total ky komision do të ketë shtatë anëtarë.
Burime për “Vizion Plus”, zbuluan se kryetar i komisionit pritet të jetë Alket Hyseni, ndërsa nënkryetar Myslim Murrizi, nga grupi parlamentar demokrat.
Nga i njëjti grup pritet të jenë anëtarë edhe Halil Jakimi e Arlind Çaçani.
/a.r