Nëntë kadetë shqiptarë janë diplomuar në akademinë ushtarake më të mirë në Turqi dhe pritet të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura shqiptare.
Lajmin e bën me dije ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila shprehet se ata do të rikthehen që të shërbejnë në Forcat e Armatosura në Shqipëri e cila tashmë është më e arsimuar dhe profesioniste.
“9 kadetë shqiptarë sapo u diplomuan në akademinë ushtarake më të mirë në Turqi. Marjo Meni, Ismail Canaj, Kristi Myrtollari, Klaudio Shkëmbi, Kristi Bazaj, Ditmar Hoxha dhe Franc Bazaj nga Forca Tokësore, Rodilen Allkanjari nga ajo Detare dhe Juxhin Marku nga Forca Ajrore, do të kthehen të shërbejnë në Forcat e Armatosura shqiptare. FA e arsimuar dhe profesioniste!”, shkruan Xhaçka.
/e.rr