Ky është një standart i ri në përcaktimin e standarteve të bukurisë në botë. Një 19-vjeçare e lindur me sindromën Down ka fituar çmimin e parë në një konkurs ndërkombëtar bukurie. Kate Grant u vlerësua me çmimin “Teen Ultimate Beauty of The World”.
Konkursi u zhvillua në Portadown në Irlandën e Veriut, në një konkurs që ka në thelb diversitetin mes femrave. Në këtë event morën pjesë 40 misse nga e gjithë bota, dhe Kate përfaqësonte Irlandën. Kjo nuk është hera e parë që
Kate merrte pjesë në një konkurs bukurie. Ajo është mësuar me aparatin fotografik duke u bërë shpesh pjesë e sfilatave në qytetin e saj të lindjes, Cookstown, përgatiti Shqiptarja.com.