Jennifer Laërence është për Diorin, ajo çka tani Emma Stone është për Louis Vuttion.Ajo ka nënshkruar një marrëveshje me këtë markë të njohur, duke e bërë fytyrën më të re të kësaj shtëpie të madhe, shkruan Elle, transmeton Koha.net.
Në dy vitet e ardhshme, ajo do të shfaqet më shumë në televizion përmes reklamave të shumta, e që nga kjo do të paguhet 6 deri në 10 milionë dollarë.
Edhe drejtori i Louis Vuitton, Nicolas Ghesquiere, këtë e ka konfirmuar përmes Instagramit.Ai ka shkruar se ndihet i kënaqur që Emma Stone do të jetë ambasadorja më e re për të. (b.an)