Emisioni investigativ tregon aferën shumëmilionëshe të ish-kryebashkiakes së Gjirokastrës!

Rreth këtyre dyshime emisioni “Stop” ka investiguar dhe ka publikuar disa detaje që nuk ishin zbuluar më parë rreth kontratës e cila sërish vijon të prodhojë debate. Në dokumentin e kontratë së qirasë së lidhur mes Bashkisë Gjirokastër dhe kompanisë private tregohet shuma të cilën do të paguhet çdo muaj për këtë treg. Siç edhe shihet në dokument bashkia duhet të paguajë 325 mijë Lekë të rinj në muaj për një periudhë 15-vjeçare, për një treg i cili duhet të ishte sipas standardeve më të mira dhe tregtimi të bëhej në kushte optimale.

Por nga një vëzhgim që është bërë nga “Stop”, tregu nuk është i mbuluar dhe për të shpangur shiun është vendosur plastmasë, por që kur bie shi tregu mbushet plot me ujë dhe tregtarët janë ankuar se u është dëmtuar dhe malli që kanë pasur nëpër dyqane.

Lidhur me këtë kontratë të dyshimtë është në dijeni dhe kryetari i ri i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi. “Patjetër që pasi të mbarojë kjo histori do të shohim mundësinë për të riparo këtë kontrate. Penaliteti i taksapaguesve gjirokastrit është shumë i rëndë”, është shprehur Golemi.

Por emisioni “Stop” ka mësuar se as kreu i bashkisë nuk ka bërë asnjë lëvizje për të anuluar këtë kontratë që rëndon 325 mijë Lekë të rinj çdo muaj mbi taksapaguesit. Por ky treg nuk ka problem vetëm me çmimin e lartë të qirasë dhe jo blerjen e truallit, por edhe me shpronësimet që janë bërë për ndërtimin e godinës.

Tregu i ri ka zënë një pjesë të tokës së spitalit Rajonal të Gjirokastrë. Ky treg ka sjell dhe një problem me pronarin e pallatit që është ngjitur, pasi i është bllokuar hyrja. Po “Stop” ka mësuar se është ndryshuar disa herë dhe projekti për tregun.

Por sa do i kushtojë ky treg qytetarëve të Gjirokastër? Toka në vendin ku është ndërtuar tregu kushton nga 80 deri në 100 Euro për ta blerë, por bashkia ka zgjedhur që të paguajë privatin çdo muaj me 325 mijë Lekë të rinj.

Kjo çështje është dërguar dhe në Prokurorinë e  Gjirokastrës, pas denoncimeve nga pronarët e tokave që janë dëmtuar nga ndërtimi i tregut. Hetimet janë kryer nga prokurori Julian Çafka, por ky i fundit nuk ka vijuar me hetimet dhe e ka mbyllur çështjen. Por kjo çështje duhet të shkonte në SPAK, pasi hetimi kundër kryebashkiakëve kryhet nga prokuroria e posaçme.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com