• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emigroi kur ishte 17 vjeçe/ Besa Sharrah, shqiptaro-amerikania që kandidon për në Senatin e Ohajos

by Java News
11/03/2024 21:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në zgjedhjet për Senatin në Shtetin e Ohajos që do të mbahen më 5 nëntor, për herë të parë do të kandidojë edhe një shqiptaro-amerikane. Besa Sharrah, e cila garon në emër të Partisë Republikane, po bën fushatë për të qenë anëtare e organit ligjvënës në shtetin ku mbërriti si emigrante, në vitin 2005.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ajo thotë se familja e saj, e persekutuar nga komunizmi, nxiti tek ajo ambicien për të luftuar për mbrojtjen e demokracisë, prandaj u aktivizua politikisht shumë e re, ndërsa prej 11 vjetësh është angazhuar në strukturat republikane, derisa mori mbështetjen e partisë, për të garuar për në Senat.

Në bisedën me gazetaren Klementina Cenkollari, ajo tregon synimet e saj në këtë fushatë, por edhe arsyet që e kanë shtyrë për t’u përfshirë në lëvizje që lidhen me diasporën shqiptare, si lëvizja për të siguruar të drejtën e votes për emigrantët.

Besa Sharrah e nisi rrugëtimin e saj në Shtetet e Bashkuara, rreth 20 vjet më parë.

“Unë erdha këtu për të studiuar, kur isha 17 vjeç. Erdha për të studiuar në ‘Wright State’, në Ohajo, për inxhinieri mekanike. Aty u diplomova dhe u bëra inxhiniere, fillova dhe karrierën time dhe fillova dhe praktikova për 7 vjet, derisa mora pozicion lidershipi ku drejtova skuadra inxhinierësh. Kam patur karrierë dhe në pjesën e IT për bankat, kam punuar me dy kompani, JP Morgan dhe Nationwide Insurance”, tregon ajo.

Dëshira për t’u përfshirë në politikë thotë ajo, nuk është aspak rastësi, pasi është rritur me shtysën për të vepruar në mbrojtje të demokracisë. Rrënjët për këtë janë tek vuajtjet e familjes para vendosjes së rendit demokratik në Shqipëri.

“Unë vij nga një familje shumë e persekutuar në Shqipëri. Vij nga familja Sharrah. Ne ishim një familje që mbështesnim demokracinë në çdo kusht. Mbështesnim të drejtat individuale dhe kjo ishte diçka që ishte në kundërshtim me sistemin diktatorial dhe për këtë ata ekzekutuan 7 persona të familjes sime, të gjithë të shkolluar jashtë, me një vizion demokratik për vendin, për të sjellë perspektivën perëndimore gjithashtu në Shqipëri”, shprehet ajo.

Ajo tregon se fillimisht, u bë pjesë e aktiviteteve politike në nivel lokal, në qytetin Kolombos, ku jetonte, por se vazhdimisht synonte të ishte pjesë fushatave të ndryshme që ndodhnin më gjerë, në gjithë shtetin e Ohajos. Prej 11 vjetësh, ajo ka qenë pjesë e stukturave të Partisë Republikane, në emër të së cilës do të garojë për në Senatin e Ohajos.

“Unë jam shqiptarja e parë këtu në Ohajo, që do të bëhet, me shpresën tek Zoti, pjesë e legjislaturës së Ohajos, këtu në Amerikë. Presidenti i Senatit të Ohajos ndjeu se unë do të isha një kandidate shumë e mirë për këtë pjesë të elektoratit, edhe për faktin që jam emigrante, jam ajo që ne e quajmë amerikane e re.

E pyetur nëse është më e lehtë, apo më e vështirë, të bësh fushatë si emigrante, ajo thotë se “jemi në një moment shumë unik. Po të më pyesje për shembull edhe 10 vjet para, të ishe pjesë e Partisë Republikane si një emigrante, nuk ishte diçka që ishte normale. Madje, të thonin, po ti çfarë pune ke atje sepse këta nuk i duan emigrantët, e të tjerë e të tjerë. Dhe në fakt unë ndjeja një të vërtetë komplet ndyshe. Ajo dëshira e republikanëve, sidomos për të patur emgrantë në rangjet e tyre, të cilët janë, jo vetëm me shkollë, por edhe kanë background-in që ne kemi e sistemeve të tjera unike, siç ishte sistemi shqiptar, që ishte një diktaturë”.

Sipas saj, kjo ka shërbyer si një mënyrë shumë e mirë për personat që janë në pozitë të kuptojnë që duhen kandidatë që rikujtojnë se përse Amerika është vendi i ëndrrave, pse Amerika është toka e premtuar për shumë emigrantë.

“Kjo ka reflektar tek unë si një kandidate që vjen nga një vend I diktaturës dhe nga një familje shumë e persektuar nga diktatura. Unë kam një perspektivë ndryshe për t’i thënë njerëzve që diktatura dhe demokracia nuk janë aq larg njëra tjetrës ndaj duhet të ruajmë të drejtat tona me çfarë mundsisht kemi dhe të qëndrojmë vigjilentë mbi demokracinë tonë”, thekson ajo.

Zonja Sharrah beson se vendimi i partisë për ta kandiduar lidhet edhe me karrierën e saj në fushën e sektorit privat. Ajo thotë se elektorati në distriktin 16 në shtetin e Ohajos, ku ajo synon të sigurojë votat, përballet me të njëjtat sfida që përballen shumë amerikanë në rang kombëtar ditët e sotme, si inflacioni i lartë apo edukimi.

“Ne kemi një inflacion të paprecedentë, të paktën për sa kohë unë kam jetuar këtu. Kemi parë edhe një rritje të çmimeve të shtëpive që e ka bërë edhe më të vështirë për qytetarin të ketë një ekonomi të qartë dhe të qetë për mënyrën se si do të jetojë. Gjithashtu, edukimi dhe shkollat vazhdojnë të jenë një pjesë e madhe e advokimit tim.

Ndërsa vazhdon veprimtarinë e saj politike në Shtetet e Bashkuara, zonja Sharrah ka qene aktive edhe për çështje prekin diasporën shqiptare, siç është e drejta e emigrantëve për të votuar.

“Kushtetuta e një vendi duhet implementuar në gjithësinë e saj. E drejta e votës për diasporën është e drejtë që garantohet në Kushtetutë. Dhe në këtë moment ne nuk e kemi këtë të drejtë. Unë jam një shqiptaro-amerikane dhe dëshira ime është që këto lidhje të vazhdojnë me Shqipërinë, sidomos në këto momente kaq delikate për demokracinë shqiptare. Për sa kohë vota e diasporës nuk implementohet, mendoj që shteti shqiptar është në kundërshti të plotë me Kushtetutën shqiptare dhe për këtë arsye unë e mbështes votën e diasporës, thekson ajo”.

E pyetur se çfarë do të thoshte për fitorja në këto zgjedhje, ajo thotë se do të ishte një endërr e realizuar.

“Do të ishte kurorëzmi i një endrre shumë, shumë të gjatë. Kjo është një endërr, është një endërr që unë e ndjej dhe ditë për ditë mendohem për këtë pjesë.

E para dhe më e rëndësishmja do të ishte fakti që më në fund një qytetare e ardhur nga një vend tjetër, e ardhur këtu, jo e lindur këtu, do të ketë mundësinë jo vetëm të vëzhgojë nga anët hartimin e ligjeve në shtetin e saj, por tani të jetë pjesë e ligjeve duke sjellë perspektivë ndryshe, duke sjellë një narrative ndryshe. Kjo është e lidhur edhe me faktin që jemi në një moment shume unik në shtetin amerikan. Shteti amerikan është një shtet emigrantësh. Unë mendoj se është mëse e drejtë, të kemi njerëz, që si unë e duan këtë vend, duan ta shikojnë të vazhdojë në rrugën e duhur dhe të ruajmë atë ëndrrën amerikane për të cilën ne erdhëm të gjithë këtu”./voa

 

Next Post
“Atmosfera në PD është dramatike”, Kulluri: Zgjedhjet e Berishës si ato të Bashës më 13 qershor

Negociatat mes Rithemelimit dhe PS, reagon Kulluri: PD do mbetet kundër çdo pazari dhe njëkohësisht pro funksionimit...!

Comments 1

  1. Esat Çami says:
    2 years ago

    Sharrah nuk ka Shqipëria.
    Në Vlorë, ka vetëm SHARRA.
    Moderne e madhe kjo bibë pate…..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Qytetarët sfidojnë temperaturat e ulëta, plazh në Vlorë në fund të dhjetorit

VIDEO/ Qytetarët sfidojnë temperaturat e ulëta, plazh në Vlorë në fund të dhjetorit

December 27, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

Pse e Majta shqiptare po e dëmton veten?

December 27, 2025
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Nqs ‘Nisma’ nuk e kap pragun, Albini mund ta rikapë Kryeministrinë…

December 27, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

“Mos u përpiq…”

December 27, 2025
“Salianji pa kartë morale”, Ibsen Elezi: PD është kthyer në pronë personale të Berishës

Bëjnë “xing” me orarin/ Ervin Salianji takon sot demokratët e Shkodrës. Berisha pas tij njofton takim me PD në Korçë

December 27, 2025
Vritet gazetari, zbuloi skandalin e korrupsionit brenda autoriteteve lokale

Vritet gazetari, zbuloi skandalin e korrupsionit brenda autoriteteve lokale

December 27, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Në dashuri sot mund të ndiheni më të hapur, parashikimi i horoskopit për sot

December 27, 2025
Bullgaria hyn në Eurozonë: Pse ka kaq rëndësi për vendin?

Bullgaria hyn në Eurozonë: Pse ka kaq rëndësi për vendin?

December 27, 2025
Proda dekoron inspektorin e policisë/ I shpëtoi jetën qytetarit pas shpërthimit të bombës molotov në protestën e opozitës

Proda dekoron inspektorin e policisë/ I shpëtoi jetën qytetarit pas shpërthimit të bombës molotov në protestën e opozitës

December 27, 2025
“Kokainë, ar dhe mish: si Amazona kolumbiane u shndërrua në një biznes fitimprurës për rrjetet kriminale”

“Kokainë, ar dhe mish: si Amazona kolumbiane u shndërrua në një biznes fitimprurës për rrjetet kriminale”

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com