Vijon fluksi i klandestinëve që kalojnë përmes Shqipërisë për të deportuar më pas në vendet e Bashkimit Europian.
Sot janë kapur 10 refugjatë të tjerë në Kufirin e Gjelbër, në Kapshticë.
Sipas informacioneve, 6 sirianë dhe iranianë u kapën në fshatin kufitar të Vernikut, ndërsa 4 persona të tjerë, mes tyre një foshnjë disa muajshe, u kap në Kufirin e Gjelbër.
Disa prej tyre kanë probleme shëndetësore, ndërsa pas marrjes në pyetja janë dërguar për në qendrën e pritjes në Tiranë.
Ditët e fundit janë shtuar refugjatët që kalojnë përmes kësaj pike kufitare.
/a.rada










