• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Emigrim për punë në Gjermani! Ambasadori shpjegon detajet e ligjit të ri

by Java News
06/03/2020 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, përmes një videomesazhi ka treguar detaje nga ligji i ri për fuqinë punëtore në Gjermani, që hyri në fuqi më 1 mars.

Lexoni deklaratën e tij:

Më 1 mars 2020 hyn në fuqi në Gjermani “Ligji për Imigrimin e Fuqisë Punëtore të Kualifikuar”.

Ai zgjeron mundësitë për një emigrim të fuqisë punëtore të kualifikuar nga e gjithë bota drejt Gjermanisë.

Çfarë do të ndryshojë? Ekzistojnë mundësi të reja për punonjësit e kualifikuar për të marrë më shpejt vizën,nëse ata kanë një kualifikim profesional ose diplomë universiteti, e cila njihet në Gjermani.

Por, ashtu si deri më sot, mbetet i vlefshëm rregulli: Viza është e domosdoshme përpara largimit për në Gjermani.

Për të përfituar nga Ligji i ri për Fuqinë Punëtore është e rëndësishme: Fillimisht bëni njohjen e kualifikimeve dhe më pas aplikoni për vizë.

Diplomate huaja universitare dhe kualifikimet profesionale si rregull duhet të njihen fillimisht nga institucionet gjermane.

Si mund ta bëni këtë, kujt duhet t’i drejtoheni, këtë e gjeni në faqen e internetit të Ambasadës Gjermane.

Në Shqipëri po shohim vitet e fundit ka një kërkesë të madhe për viza punësimi në Gjermani.

Rregullat e njohur, veçanërisht aksesi i lehtësuar në tregun e punës gjerman për punonjësit e pak ose aspak të kualifikuar, mbeten ende në fuqi.

Ne në Ambasadë po bëjmë më të mirën tonë për t‘u shërbyer sa më shpejt të jetë e mundur personave që kanë bërë tashmë një aplikim.

Por ne kemi për momentin një kohë pritjeje më të gjatë se një vit për aplikuesit shqiptarë pa kualifikim profesional ose diplomë universitare.

Më lejoni të theksoj në këtë kontekst se qëllimi ynë që prej tridhjetë vitesh është të përmirësojmë shanset dhe mundësitë këtu në Shqipëri.

Për këtë kemi financuar që prej vitit 1988 projekte të bashkëpunimit për zhvillim në vlerën e mbi një miliard eurove.

Këtu e kam fjalën kryesisht për projekte të infrastrukturës si furnizimi me ujë të pijshëm por veçanërisht edhe për zhvillimin e turizmit, zhvillimin rural, mbështetjen e Startup-eve dhe arsimin dual profesional.

Prandaj informohuni edhe perperspektivat në Shqipëri, për shembull tek Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë (DIMAK) në Tiranë dhe Shkodër! /e.s/

Next Post
“Kur kisha kaçurela dhe para, femrat që me afroheshin pinin uiski”, deklarata e deputetit thyen rrjetin (Video)

“Kur kisha kaçurela dhe para, femrat që me afroheshin pinin uiski”, deklarata e deputetit thyen rrjetin (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

April 2, 2026
Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

April 2, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Begaj: Përkujdesja për personat me çrregullim të spektrit të autizmit, tregues i humanizmit të një shoqërie

April 2, 2026
Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

April 2, 2026
Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

April 2, 2026
Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

April 2, 2026
“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

April 2, 2026
Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora

Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?

April 2, 2026
Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

April 2, 2026
Ahmeti: Shumica e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut nuk përfaqëson legjitimitetin e shqiptarëve

Ali Ahmeti letër të hapur: Shqipja nuk negociohet. Çdo tentativë për ta kufizuar, minon rendin kushtetues

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In