Qytetarë të Tiranës janë solidarizuar edhe sot me studentët duke shpërndarë ushqim.
Edhe kjo zonjë, ndonëse ka ardhur për pushime në Shqipëri nga Italia, dhembshuria si nënë e gjeti mes protestuesve te Kryeministria duke shpërndarë ëmbëlsira për ta.
“Kam dy javë që kam ardhur në Shqipëri, jetoj në Itali. Nuk jam e asnjë partie. Jam një nënë e vuajtur, ka dy fëmijët studentë. Jam e sëmurë, invalide, por mbrëmë nuk kam fjetur natën për këta që kanë qëndruar jashtë. Studentët kanë 8 ditë atje. Shpresoj që 8 kërkesat t’u plotësohen”, tha ajo
a.çupaj