Një 28-vjeçari me iniciale F.B. i janë bllokuar në Rinas 21 550 paundë, të cilat i kishte fshehua në një çantë.
Paratë, i riu i cili është rezident në shtetin anglez nuk i kishte deklaruar në pikën kufitare, sikurse është detyrimi ligjor.
28-vjeçari u vu nën hetim për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi” dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.