• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emigrantët shqiptarë, Gjermania ofron nga 3 mijë euro për kthimin vullnetarë

by Java News
28/11/2018 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa sfida e emigracionit ende “torturon” Gjermaninë, që ende përpiqet të balancojë politikën e saj në lidhje me të huajt, Ministria e Brendshme me sa duket ka vendosur t’i japë drejtim kësaj çështje përmes një fushate reklamimi, e cila tenton të rrisë numrin e riatdhesimeve vullnetare. Ministria, e udhëhequr nga aleati bavarez i kancelares Angela Merkel, Horst Seehofer, vendosi të joshë riatdhesuesit potencialë me një të ardhme të pretenduar të ndritur, duke i kërkuar atyre të largohen vullnetarisht në vendet e tyre të origjinës, duke ju ofruar një sasi parash. Reklama, të cilat janë vendosur në qytetet kryesore gjermane në mes të nëntorit, paraqesin një slogan motivues që thotë: “Vendi yt! E ardhmja jote! Tani!”

Reklama gjithashtu u ofron atyre që “rrëmbejnë” mundësinë unike të rikthimit në atdhe para fundit të vitit 2018 një shpërblim, pasi qeveria gjermane do tu paguajë shpenzimet e tyre të qirasë në vendet e origjinës për vitin e ardhshëm. Në këmbim, refugjatët duhet të tërheqin aplikimet e tyre për azil dhe të heqin dorë nga procedurat e mëtejshme ligjore për të qëndruar në Gjermani. Masa e pazakontë është dukshëm e nxitur nga një rënie e shpejtë e këtij viti në kthimet vullnetare midis migrantëve dhe azilkërkuesve. Në 2017, 29,000 njerëz u bashkuan me programet e kthimit vullnetar, por këtë vit shifra ra në mënyrë drastike në vetëm 14,000 deri në fund të tetorit. Mbetet për t’u parë nëse ministria do të arrijë diçka me këtë nismë, por tashmë ajo ka shkaktuar qartësisht një reagim të ashpër.
Gjermania
“Fushata e fundit e Ministrisë së Brendshme duket si reklamat për shitjet dimërore dhe kjo është cinike”, i tha gazetës Berliner Morgenpost, Konstantin von Notz, zëvendëskryetari i fraksionit të të Gjelbërve në Bundestag. “Me sa duket synohet fshehja e dështimeve të ministrisë dhe përmirësimi i shifrave që lidhen me njerëzit, të cilët vullnetarisht u larguan nga vendi, para fundit të vitit”.
Njerëzit e zakonshëm nuk e vlerësojnë iniciativën, pasi shumë e kanë interpretuar mesazhin e vërtetë prapa sloganit si: “Gjermania nuk është toka juaj dhe e ardhmja juaj nuk është këtu”.

Të tjerë thjeshtë e quajnë “të tmerrshme” fushatën duke e etiketuar këtë iniciativë si “çnjerëzore”. Ndërkohë mijëra njerëz kanë nënshkruar një peticion online për të ndaluar fushatën. Ofrimi i parave për ata emigrantë të cilët dëshirojnë të kthehen vullnetarisht në vendet e tyre, nuk është diçka e re për Gjermaninë, e cila ka luftuar me numrin e madh të refugjatëve që nga viti 2015, kur Merkel njoftoi politikën e saj “të hapur”. Në vitin 2017, Berlin u ofroi kompensim refugjatëve të refuzuar, të cilët do të pranonin dëbimin. Çdo i kthyer vullnetar normalisht merr rreth 1,200 euro nga autoritetet gjermane, por sipas mediave gjermane, sipas programit të ri ata mund të marrin deri në 3,000 euro./tch

ma.me

Next Post
Protesta tek ‘Unaza e re’, banorët bllokojnë rrugën: Do mbrojmë me jetë banesat!

Banorët te Unaza e Re në protestë, bllokohet sërish rruga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

March 12, 2026
“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

March 12, 2026
Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

March 12, 2026
Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

March 12, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Berisha, agjent i rusëve dhe serbëve”, avokati: SPAK ka rënë në lojën e PD

March 12, 2026
“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

March 12, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

“100% dakord me Berlinin dhe Londrën”, Rama: Lufta ndaj korrupsionit vijon! Vepruam si në çdo parlament europian

March 12, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

“Safe City’: Siguri për makinën, rrezik për shqipen!

March 12, 2026
Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

March 12, 2026
Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In