Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për vendimin e qeverisë së Shqipërisë për të pranuar 20 nga 150 emigrantët që ndodheshin në anijen që u bllokua për pesë ditë në portin e Catania-s. Në një intervistë për Corriere, shefi i ekzekutivit shqiptar shprehet se vendimi nuk është tregti me BE për çështjen e integrimit, pasi të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre në lidhje me këtë cështje.
‘Nuk ka tregti me BE, por të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre. Duhet të bënim diçka për ata persona që u kthyen në të burgosur. Këtu flitet për jetën njerëzore. Ne do të bëjmë për ta atë që bëri Italia për ne, Eritreanët e kohës Ne do të bëjmë për ta ata, atë që bëri Italia për ne. Italia ka bërë shumë për ne dhe për Evropën: por për një kohë të gjatë ajo është lënë vetëm’. Por a do të pranojë Shqipëria më shumë emigrantë në të ardhmen? Rama shprehet se ‘Nuk do ta zgjidhte problemin. Shpresoj që Evropa të zgjohet dhe se të gjithë do të bëjnë pjesën e tyre’.
ma.me