• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emigrantët/ Rama për Wall Street Journal: Nuk do ndërtojmë mure sepse na e kërkojnë të tjerët

by Java News
25/03/2016 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ne jemi një vend i vogël, krenar dhe nuk do të ndërtojmë mur se na e kërkojnë të tjerët.” Kështu shprehet Kryeministri Edi Rama duke folur për krizën e refugjatëve në një intervistë për gazetën “Wall Street Journal”.

Rama shprehet se Evropa po vepron për ego kombëtare si të ishte federatë, duke shtuar se përballimi i krizës së emigrantëve ishte një “katastrofë”.
Kryeministri thotë se, Tirana nuk ka pikasur ende emigrantë që kalojnë përmes Shqipërisë, por vendi është i përgatitur për një gjë të tillë.BN-NG694_0325al_M_20160325141347

Por, ndërsa thotë se nuk do të ketë mur, nga ana tjetër, Rama shton se kufijtë nuk do të jenë as të hapur. “Hapja e kufirit nuk e zgjidh problemin”, tha Rama. “Nuk do të luajmë ndonjë rol historik”.

Mendoni se është i mundur një fluks emigrantësh përmes Shqipërisë?

Teorikisht, po. Praktikisht është e vështirë. Nuk ka rrugë të lehta për të ardhur në Shqipëri dhe për të gjetur më pas një shteg për në Evropën e Veriut.

Si do të përgjigjeni nëse do të ketë fluks?

Nuk më pëlqen të flas me nëse. Por, sigurisht ne kemi bërë përgatitjen tona. Kapacitetet e vendit janë shumë modeste dhe nuk do të mjaftojnë për t’i bërë ballë një fluksi të konsiderueshëm. Ne jemi gati për t’iu bashkuar çdo përpjekjeje evropiane dhe ky ka qenë pozicioni ynë edhe kur Shqipëria nuk ishte as destinacion teorik.

Ju ka propozuar ndokush deri tani që të ngreni një mur?

Ne nuk punojmë në këtë mënyrë. Ne jemi një vend i vogël, krenar dhe nuk do të ndërtojmë mur (thjeshtë) sepse të tjerët na e kërkojnë. Ne gjithashtu e dimë se as hapja e kufijve nuk do ta zgjidhë problemin.

Ministri italian i Brendshëm dhe Komisioneri i BE-së për Emigracionin ka vizituar Shqipërinë së fundmi. Çfarë kërkuan nga ju?

Kemi punuar shumë ngushtë me italianët që në fillim. Kemi një pozicion të përbashkët: Ne nuk hapim kufijtë dhe nuk ngremë mure. Thjeshtë duam një zgjidhje evropiane. Sa kohë që Evropa sillet si federatë me ego kombëtare, shumë do të përpiqen t’ia lënë barrën pak vendeve. Kjo nuk do të funksionojë dhe ne nuk do të luajmë ndonjë rol heroik sepse ne e dimë që kjo nuk do të ishte zgjidhje.

A do të merrni në konsideratë që të merrni disa emigrantë për të lehtësuar situatën në Greqi?

Nuk mund të ndihmojmë asnjë (nga ana jonë) sepse nuk kemi mjetë që të lehtësojmë ndokënd. (Por) nëse Evropa ka një plan, ne do të luajmë rolin tonë dhe do të bëjmë çfarë të na kërkohet. Nëse do të ketë një plan për shpërndarjen ne jemi gati të marrim numrin tonë dhe të ndajmë peshën e përgjegjësisë. Panorama.al

Next Post

Ja femra që kërkon të sfidojë Merkel-in... një vullkan gati për të shpërthyer (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In