• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emigrantët në këmbim të anëtarësimit të shpejtë në BE, Rama u përgjigjet zërave për pazar me Melonin

by Java News
20/11/2023 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për “France24”, kryeministri Edi Rama i ka dhënë përgjigje disa pyetjeve që janë ngritur, pas nënshkrimit më 7 nëntor të marrëveshjes midis Romës dhe Tiranës, që parashikon zbarkimin e 36 mijë emigrantëve në vit, në qendrat e pritjes që do të ndërtohen në portin e Shëngjinit dhe Gjadër.

Shefi i qeverisë u vendos përballë faktit se Brukseli ka shprehur shqetësime për bashkëpunimin e tij me Melonin. Ai po ashtu iu përgjigj zërave që pretendojnë se Shqipëria po pranon emigrantët në këmbim të një anëtarësimi të shpejtë në BE, duke e mohuar kategorikisht një pazar të tillë.

“Duhet theksuar një arsye shumë e thjeshtë. Është e vërtetë që Shqipëria nuk është ende vend anëtar i BE, por është vend plotësisht evropian, fqinj me Italinë, dhe sikur e njëjta marrëveshje të ishte bërë me një vend  të BE, nuk do të ishte fare lajm i ditës. Por fakti që kjo  marrëveshje bëhet me një vend jo anëtar shkakton, jo vetëm lajm, por dhe teori konspiracioni dhe dyshime që nuk janë serioze, për mua. Nëse ngremë pikëpyetje për metodën, duhet të ngremë pikëpyetje për gjithë Bashkimin Evropian, duhet të ngremë pikëpyetje për metodën në gjithë vendet e BE, sepse këto qendra pritjeje nuk janë gjë e re. Bëhet fjalë për një qendër pritjeje që është standard në të gjitha vendet e BE”, tha Rama.

Lidhur me shqetësimet e komunitetit lokal në Lezhë e Shëngjin, ku do të ndërtohen dy qendrat e pritjes së emigrantëve, Rama ka kujtuar rastin kur Shqipëria i hapi dyert për strehim disa mijë shtetasve afganë që u larguan nga vendi i tyre pas rikthimit në pushtet të talebanëve.

Sipas shefit të qeverisë askush në BE nuk duhet të skandalizohet për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë, por duhet ta konsiderojnë si ndihmë ndaj një vendi fqinj në kushtet e krizës migratore që ka mbërthyer Europën.

“Përse duhet të skandalizohemi nëse është e eksternalizuar nga një vend i Bashkimit Evropian në një vend plotësisht evropian që është fqinj me këtë vend evropian? Nuk duhet të skandalizohemi nga kjo, duhet të mendohemi si të reagojmë të gjithë ndaj këtij fenomeni që është gjithnjë e më i madh dhe që askush nuk i ka dhënë përgjigje. Ndoshta qendrat e pritjes nuk janë zgjidhja e vërtetë, por nuk na takon neve t’i japim mend Evropës. Ne thjesht po i japim një ndihmë të vogël një vendi jo vetëm fqinj, por me të cilin jemi të lidhur thellësisht prej një kohe të gjatë. Nga ana tjetër, duhet të them se nuk bëhet fjalë për 36.000 njerëz, por për një qendër pritjeje me 3000 vende në dispozicion. Kjo do të thotë që do të ketë 3000 njerëz në Shqipëri dhe asnjë më tepër, nëse ka rotacion kjo është diçka normale, mund të ketë më tepër njerëz që priten dhe të cilëve u shqyrtohet kërkesa në Shqipëri. Por janë 3000 njerëz. Dhe nuk mendoj se këta 3000 njerëz do të tronditin industrinë e turizmit. Sepse kemi strehuar tashmë 4000 e ca afganë…”.

Ai i ka dhënë përgjigje edhe shqetësimeve të OJF-ve ndërkombëtare si Amnisty International, që gjykojnë se emigrantët do të kthehen në objekt trafiku për grupet shqiptare, pasi vetë ata synojnë të shkojnë në vendet e BE-së. Sipas Ramës ka ardhur koha që historitë me mafiozë shqiptarë të mos bëhen më refren, pasi janë jo serioze.

“E gjithë kjo më duket e vështirë për t’u kuptuar. E përsëris, kjo nuk është e vetmja qendër pritjeje në Evropë, ka të njëjtin standard dhe natyrë si ato në Greqi. Greqia është vend anëtar i BE dhe nuk e di nëse ka ndonjë dallim dhe ku e shohin dallimin ata që kritikojnë. Dhe 3000 njerëzit që do të vijnë në Shqipëri në qendrën pritëse të bëhen shkas për refrenin e vjetër të historive me mafiozë, me trafikantë, me të drejtat e njeriut e të tjera si këto, nuk është serioze. Duhet të mendojmë më në thellësi për këto gjëra, duhet gjetur zgjidhje”, tha Rama.

/f.s

Next Post
Integrimi dhe tensionet Serbi-Kosovë, Rama: “Vetëvrasje” për BE-në nëse ndalet procesi

Integrimi dhe tensionet Serbi-Kosovë, Rama: “Vetëvrasje” për BE-në nëse ndalet procesi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërcënonte qytetarët i armatosur me kallashnikov/ Theu xhamat e makinave dhe të një lokali, arrestohet i riu në Laç

Kërcënonte qytetarët i armatosur me kallashnikov/ Theu xhamat e makinave dhe të një lokali, arrestohet i riu në Laç

December 31, 2025
Partneri dhe motra e tij iu vranë në oborrin e shtëpisë, Juela bën rrëfimin tronditës në BBV: Nuk e doja më jetën, do martoheshim, por zemra..

Partneri dhe motra e tij iu vranë në oborrin e shtëpisë, Juela bën rrëfimin tronditës në BBV: Nuk e doja më jetën, do martoheshim, por zemra..

December 31, 2025
Zakone të vjetra për një vit të mbarë/ Besëtytnitë e Vitit të Ri

Zakone të vjetra për një vit të mbarë/ Besëtytnitë e Vitit të Ri

December 31, 2025
Shisnin lëndë piroteknike pa leje, arrestohen 3 persona dhe procedohen penalisht 9 të tjerë në Tiranë

Shisnin lëndë piroteknike pa leje, arrestohen 3 persona dhe procedohen penalisht 9 të tjerë në Tiranë

December 31, 2025
Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Tiranë, 3 të arrestuara, u sekuestrohen paratë

Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Tiranë, 3 të arrestuara, u sekuestrohen paratë

December 31, 2025
Nga arti tek politika, humbjet që lanë boshllëk/ Personalitetet që u shuan në vitin 2025

Nga arti tek politika, humbjet që lanë boshllëk/ Personalitetet që u shuan në vitin 2025

December 31, 2025
Lista e përfituesve/ Mbi 13 mijë familje pronarësh do të marrin kompensimin e pritur, paratë kalojnë në llogari bankare

Lista e përfituesve/ Mbi 13 mijë familje pronarësh do të marrin kompensimin e pritur, paratë kalojnë në llogari bankare

December 31, 2025
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, ja kush janë më të votuarit për deputetë deri më tani

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, ja kush janë më të votuarit për deputetë deri më tani

December 31, 2025
Policia reagon pas horrorit në Pogradec: 67-vjeçari ka kryer marrëdhënie pa dëshirën e të miturës

Policia reagon pas horrorit në Pogradec: 67-vjeçari ka kryer marrëdhënie pa dëshirën e të miturës

December 31, 2025
VIDEO/ Tentoi t’i ikte policisë nga lokali, kapet 31-vjeçari me armë pa leje në Korçë

VIDEO/ Tentoi t’i ikte policisë nga lokali, kapet 31-vjeçari me armë pa leje në Korçë

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com