Me mbarimin e festimeve për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri ka nisur edhe kthimi i emigrantëve drejt vendeve të punës. Kjo ka shkaktuar një radhë kilometrike makinash në rrugë.
Burime zyrtare pranë drejtorisë vendore të kufirit dhe Migracionit bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 9000 shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Fluksi më i madh është regjistruar në dalje të pikës së kalimit kufitar të Kapshticës me 5832 shtetas.
Për të përballuar këtë fluks në ritje në dalje nga shqipëria në drejtim të Greqisë autoritetet kufitare po punojnë me pesë sportele në dalje dhe tre në hyrje.
Me shtatë sportele po punon edhe pala greke, duke eleminuar kështu rradhet e gjata në të dy anët e kufirit.
Gjithnjë sipas burimeve në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 6600 shtetas shqiptare e te huaj. Edhe në këtë pikë kalimi kufitar është punuar me numër maksimal sportelesh. /e.s/











