• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Emigrantët i japin goditjen e fortë Euros, merr tatëpjetën

by Java News
06/08/2018 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Radhët e shtuara në kufijtë tokësorë, fluksi i lartë i mbërritjeve në tragetet e Durrësit dhe Vlorë dhe lëvizjet e mëdha në aeroportin e Rinasit janë tipike për çdo fillim gushtit.
Teksa emigrantët kthehen në shtëpitë e tyre për pushime, euro në gjysmën e parë të muajit shënon gjithnjë vlerat më të ulëta të këmbimit për gjithë vitin.

Edhe ditën e sotme, euro ka zbritur në kuotat e 125.5 lekëve, duke rënë me 0.08 lekë në krahasim me fundin e javës së kaluar. Ky është niveli më i ulët që nga 6 qershori, periudhë kur Banka e Shqipërisë filloi një seri ndëhyrjesh të jashtëzakonshme, e shqetësuar se euro po shkonte drejt një rënieje të pakontrolluar, teksa në 4 qershor arriti në 124.17 lekë, nivelin më të ulët në 10 vjet. Ekspertët e tregut vautor pohojnë se fluksi hyrës i euros është i lartë dhe monedha e përbashkët do të ishte zhvlerësuar më shumë, po të mos ishte për ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë.

Guvernatori Gent Sejko, në daljen e fundit për shtyp pohoi se Banka e Shqipërisë do të vijonte të ishte e pranishme përmes blerjeve të valutës në mënyrë që të mos lejonte nënçmimin e mëtejshëm të saj, ndërsa pranoi se ka tepricë valute në treg. Që pas ndërhyrjes së Bankës, euro ishte stabilizuar në kuotën e 126 lekëve, siç duket edhe nga grafiku dhe rëënia në fillim të gushtit ka qenë gjithsesi e lehtë.

Një tjetër faktor që po ndikon janë dhe prurjet e turistëve të huaj nga Europa Perëndimore e Lindore, por nga kahu tjetër vihet re një ulja e fluksit të turistëve nga Kosova, të cilët në vite kanë qenë një burim i qëndrueshëm i hyrjes së eurove në periudhën e verës.

Ndryshe nga euro, dollari ka qenë më i fortënë tregun vendas, duke u këmbyer sot me 108.52 lekë, me një rritje prej 0.1 lekësh në raport me të premten, Euro ka qenë e dobët edhe në bursat ndërkombëtare, ku u këmbye me 1.16 USD, me një rënie ditore prej 0.18%. Ekspertët e tregut valutor presin që të paktën në dy javët e para të gushtit euro të jetë në presion nënçmues, për shkak të prurjeve të larta nga emigracioni e turizmi. /ma.me

Next Post
Tragjike, 26-vjeçari i jep fund jetës në Vlorë, ja dyshimet e policisë

DURRES/ Gjendet e vdekur në banesë gruaja e policit, dyshet se është vetëvrarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In