• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Emigrantët e Kosovës mashtrohen me bileta false

by Java News
19/08/2017 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bileta me çmime të volitshme këtë verë për emigrantët kosovarë kanë ofruar kompanitë “Prishtina Airlines” si dhe “Kosova Airëays” por dolën të jenë mashtruese.Policia e Kosovës ka arrestuar dy kosovarë nën dyshimin për mashtrim të mërgimtarëve me bileta false. Në fakt policia është duke hetuar një rrjet më të gjerë të përfshirjes së mashtruesve të mërgimtarëve meqë të njëjtët me kompani fiktive po i mashtrojnë shumë bashkatdhetarë me oferta joshëse online përmes internetit.

Këtë vit rruga për në Kosovë nga shteti ku ai jeton, Tomor Shalës nga Klina, i kushtoi mbi dy mijë euro. Ai së bashku me të tre anëtarët e tjerë të familjes kishin rezervuar online përmes internetit biletë fluturimi nga Dyseldorfi i Gjermanisë për në Prishtinë tek agjencia “Prishtina Airlines”,  dhe prisnin të udhëtonin në mesin e muajit korrik. Tomorit  oferta e “Prishtina Airlines” i kishte arritur përmes një mesazhi muaj më parë ku thuhej se nga Dyseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas ai mund të udhëtonte për  vetëm 329 euro.Duke e parë si mundësi të volitshme ai rezervoi biletat për gjithë familjen, por nuk mendoi se mund të jetë njeri nga të mashtruarit prej agjencisë fiktive “Prishtina Airlines”.Tomori thotë se dyshimet nisen kur një ditë para udhëtimit agjencia e njoftoi atë se fluturimet për në Prishtinë janë anuluar.

Përveç Tomorit, u mashtrua edhe Vedat Nura, i cili kishte menduar që të vinte në pushime nga Gjermania duke blerë biletën përmes një agjencie po ashtu fiktive,  me një emër tjetër por me oferta të njëjta. Vedati kishte paguar shumën prej 355 euro në llogarinë që i kishin dhënë përmes telefonit “Kosova Airëays, por që udhëtimi as për të nuk ishte i mundur.

RTK ka kontaktuar “ Prishtina Airlines” dhe “Kosova Airëays”, përmes të dhënave që ata kanë në faqet e tyre, por përgjigje nuk mori. Ndërkaq adresat në Prishtinë, këto dy agjenci i kanë të njëjta. Njëherë shkruante se janë në rrugën UçK numër 54, e që më vonë ndërruan adresë duke e bërë se gjenden në sheshin Miss Edi Durham numër 11. Në asnjërën nga këto adresa nuk gjenden “Kosova Airëays” e as “ Prishtina Airlines.

Të shqetësuar, shqiptarët në Gjermani në një adresë në “Facebook”,  kanë prezantuar rastin duke i ftuar të tjerët që të jenë të kujdesshëm e të mos bien pre e këtij mashtrimi. Aty janë publikuar edhe emrat e kompanive të dyshuara për mashtrim dhe shumë dëshmi të tjera.

Gjatë hulumtimit, RTK merr vesh se pre e këtij mashtrimi dyshohet se kanë rënë dhjetëra persona.  Madje organet e rendit janë duke kryer hetime intensive duke, intervistuar shumë të dyshuar dhe qytetarë të cilët kanë deponuar ankesat e tyre në polici. Në një përgjigje elektronike  Policia e Kosovës ka konfirmuar këtë rast, duke thënë se javën që shkoi janë arrestuar dy persona të dyshuar  dhe është bërë identifikimi i kompanive.

RTK merr vesh se të arrestuarit janë N. P dhe A. B shtetas kosovarë, të cilët dyshohet se e kanë blerë një kompani për shitjen e biletave e cila shquhej për mashtrim, duke vazhduar po këtë punë me klientë të rinj. Burime të RTK-së thonë se në krye të këtij mashtrimi qëndrojnë personat me inicialet F.R., B. Rr., A. B shtetas kosovarë dhe dy shtetas turq, identiteti i të cilëve ende nuk është konfirmuar.

E Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje rreth personave të përfshirë në këtë rast apo edhe mjeteve të keqpërdorura,  me arsyetimin se mund të prishen hetimet. Ata kanë thënë se qytetarët vazhdojnë t`i denoncojnë rastet e ngjashme, transmeton RTK.

Përveç Policisë së Kosovës,  hetime kanë nisur edhe nga policia e shtetit Gjerman dhe ajo në Zvicër. Madje për një mashtrim të tillë të kosovarëve,  kanë raportuar edhe mediat zvicerane të cilat thonë se qindra kosovarë kanë pësuar nga biletat e rreme.

RTK ka kontaktuar edhe  divizionin e aviacionit civil i cili është në kuadër të ministrisë së Infrastrukturës, të cilët përmes një përgjigje me shkrim kanë thënë se janë të njohur me rastin, por që ministria nuk mban përgjegjësi për këtë ngase sipas tyre udhëtarët duhet të jenë të vëmendshëm gjatë rezervimit të biletave.

Kompanitë e dyshimta thuhet se operojnë me emra që ngjasojnë shumë me agjencitë serioze të udhëtimit, në mënyrë që klientët të bien lehtë në kurth.

Ky problem i mashtrimit po ndodh që disa vjet në kohën kur mërgimtarët planifikojnë pushimet e tyre në Kosovë.

Për shkak që shumica e agjencive operojnë kryesisht online dhe pagesat bëhen në po në të njëjtën formë, prandaj ndjekja e tyre penale po bëhet e vështirë. (b.an)

Next Post
Mbetjet/ Gjinushi: A ka rrezik? Kjo varet sa ke bërë shtet dhe sa zbatohen ligjet…

Gjinushi: Ministrat teknikë nga 'gardian' të zgjedhjeve, në të pangopur tenderash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In