• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

EMIGRANTET/ 15 shtete rreshtohen kundër Presidentit Trump

by Java News
06/09/2017 21:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të paktën 15 shtete në Amerikë kanë sfiduar në rrugë ligjore administratën e presidentit Trump për nismën e fundit të saj. Lajmin e bën të ditur “Associated Press”, që i referohet shfuqizimit të skemës së njohur si “DACA Dreamers”, që refuzon të rinjtë që kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara me prindërit ilegalë të jetojnë atje.

Më herët prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions konfirmoi zyrtarisht vendimin e qeverisë, duke thënë se programi “DACA”, të cilin e cilësoi një mënyrë për të shmangur ligjet e emigracionit, do të zhbëhet gradualisht.

“Kombi duhet t’i vendosë një kufi numrit të emigrantëve që pranojmë çdo vit. Nuk mund të pranojmë këdo që dëshiron të vijë këtu, kaq e thjeshtë është”, tha Jeff Sessions, kryeprokuror i SHBA-ve.

“DACA”, ose Shtyrja e Veprimit ndaj Emigrantëve Fëmijë, u miratua nga presidenti i mëparshëm amerikan Barack Obama në vitin 2012 dhe mbron rreth 800 mijë emigrantë, kryesisht nga vendet latine, që mbërritën në SHBA ilegalisht si të mitur.

Por presidenti Donald Trump u shfaq i ashpër ndaj emigracionit gjatë fushatës dhe premtoi anulimin e saj sapo të zgjidhej, megjithëse më vonë pranoi se ishte një temë shumë e vështirë.

Vendimi i qeverisë u sulmua nga demokratët dhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi e cilësoi një akt politik mizor frike. Programi “DACA” u ofron emigrantëve të jashtëligjshëm leje pune dhe studimi, duke i mbrojtur nga deportimi.

Në këmbim të dosjes së pastër, studimeve të diplomimit apo shërbimit ushtarak, SHBA shtyn me dy vite çdo veprim ndaj statusit të tyre të emigrimit.

Next Post
Tabloja e zymtë, në shërbimin zjarrfikës në Shqipëri gjen dhe makina të vitit 1951

Tabloja e zymtë, në shërbimin zjarrfikës në Shqipëri gjen dhe makina të vitit 1951

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In