• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emigrantë në Vlorë, 1600 kërkesa të reja për leje qëndrimi në bregdet

by B K
10/03/2025 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi 1600 ka qenë numri i kërkesave të reja për leje qëndrimi vetëm përgjatë vitit 2024. Ne Vlore me fillimi e sezonit turistik, kërkohet edhe fuqia punëtore që siç duket po zëvendësohet me shtetas të huaj.

Njësitë hoteliere dhe subjektet private kryesisht në funksion të turizmit kanë nisur që të marrin punonjës të huaj për të përballuar nisjen e sezonit veror dhe për të qenë gati me krahun e punës që mungon pasi janë larguar pjesa më e madhe e fuqisë punëtore kryesisht nga Vlora.

Kjo gjë ka bërë që në zyrën e migracionit në Vlorë çdo ditë të ketë një numër të lartë kërkesash të shtetasve të huaj, të mbërritur kryesisht nga vendet e Afrikës dhe Azisë që zgjedhin Vlorën për të punuar. Gjithashtu edhe shumë italianë në moshë pensioni që kanë zgjedhur qytetin bregdetar për të vazhduar jetesën.

Në zyrën e migracionit që ndodhet në portin detar të Vlorës takojmë shtetas të huaj nga Turqia, Australia, por edhe Italia. Ata tregojnë se kanë ardhur në Vlorë për të punuar apo për të jetuar përgjithmonë, teksa tregojnë edhe arsyet përse kanë zgjedhur qytetin.

Shumë prej tyre jetojnë prej vitesh në qytet ndërsa të tjerë vijnë për herën e parë. Të gjithë kanë zgjedhur fillimisht të investojnë duke blerë një shtëpi për të jetuar me synimin se vitet e ardhshme do të angazhohen pse jo edhe në biznes.

“Unë vij nga Australia, kam jetuar aty më parë dhe tashmë do të jetojë në Vlorë. Na pëlqen shumë ky qytet. Ka shumë hapësirë për ne. Më hapësirë krahasuar edhe me Tiranën. Ne e kemi vizituar më parë Tiranën por në Vlorë ka më tepër hapësirë. Më shumë këtu më pëlqen deti dhe plazhi. Njerëzit janë shumë të sjellshëm dhe të ndihmojnë jashtë masë. Shumë persona që ne nuk i njohim na flasin në shqip, italisht apo anglisht. Kemi vendosur të qëndrojmë këtu përgjithmonë. Ndoshta të vizitojmë ndonjëherë Australinë por do të qëndrojmë këtu. Ne kemi blerë një shtëpi këtu. Do të investojmë në të ardhmen edhe në biznes ndoshta në turizëm. Mes Australisë dhe Vlorës do të zgjedh Vlorën. Është një jetë më e ngadaltë këtu. Në Australi nuk ke kohë dhe një jetë shumë e rrëmujshme. stresuese. Për qytetarët e Australisë që duan të vijnë në Vlorë ju them se është jeta shumë e qetë këtu, jo stresuese, njerëz të sjellshëm, një vend shumë afër Evropës ku mund të vizitosh shtete të ndryshme ku ka edhe shumë mundësi të udhëtosh me makinë. Shumë natyrë të mirë, det, ku këtu mund të gjesh edhe pyllin madje mund të ecësh të bësh ngjitje edhe në mal, çdo gjë”.

“Unë vij në Vlorë si një pensionist. në një qytet që është i bukur dhe ndihesh mirë. Shqiptarët janë një popull shumë i mrekullueshëm dhe kjo është arsyeja përse jam këtu. Jemi këtu si pensionistë le të themi me pushime. Jemi prej 4 vitesh rezidentë këtu. Nuk kemi nisur ende këtu një biznes pasi jemi në moshë pensioni. E thashë edhe në fillim që Vlora më pëlqen shumë dhe ndihemi mjaft mirë këtu.”

“Jam nga Turqia, vij në Vlorë për të punuar. Për të punuar mermerin sipas mënyrës turke. Ndaj jemi tashmë këtu.”

Sipas të dhënave të siguruara nga drejtoria e kufirit dhe migracionit, 1400 shtetas të huaj janë rezidentë në Vlorë. Ata posedojnë sot një leje qëndrimi apo pasaportë. Mbi 1600 ka qenë numri i kërkesave të reja për leje qëndrimi vetëm përgjatë vitit 2024.

Mbizotërojnë kombësitë si Filipinet, India, Turqia, Indonezia, Bangladeshi por nuk mungojnë as evropianët ku sigurisht mbizotërojnë Italianët.

Next Post
“Futja 250… jo, jo bëje 300 e ca mi gocë”/ Manipulimi i frikshëm i primareve të PD-së, publikohen pamjet

“Futja 250… jo, jo bëje 300 e ca mi gocë”/ Manipulimi i frikshëm i primareve të PD-së, publikohen pamjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In