• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Emigracioni kërcënon ekonominë e Shqipërisë/ Sejko: Largimi i profesionistëve dëmton rritjen afatgjatë

by Java News
30/01/2023 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Largimi i fuqisë punëtore, kryesisht asaj të kualifikuar, mund të kthehet në një shqetësim serioz për rritjen ekonomike.

Guvernatori i bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, duke ju referuar raportit të tranzicionit publikuar nga BERZH, nënvizoi se konfliktet dhe tensionet gjeopolitike sjellin ndryshime strukturore, një prej të cilave është emigracioni.

“Këto konflikte shoqërohen me rritje të emigracionit, me pasoja afatgjata si për vendet pritëse dhe për ato të origjinës. Si një vend me histori të pasur emigracioni, Shqipëria ka përjetuar si anët pozitive ashtu edhe ato negative të tij. Nga njëra anë, ky fenomen ka gjeneruar flukse hyrëse valutore dhe rritje të përgjithshme të dijeve e të ekspertizës, të cilat janë të domosdoshme për zhvillimin e vendit. Nga ana tjetër, ai pakëson forcën e punës – sidomos në segmentet më të kualifikuara të saj – dhe dëmton perspektivat e rritjes afatgjatë. Për këtë arsye, mendoj se nevojitet një koordinim më i mirë në nivel ndërkombëtar, për t’u kujdesur që përfitimet e ardhura nga emigrimi dhe lëvizja e lirë e njerëzve, të ndahen në mënyrë sa më të drejtë midis vendeve”, u shpreh Sejko.

Raporti i bankës europaine për rindërtim dhe zhvillim e vë theksin te reforma fiskale si dhe nevoja për një formalizim të plotë të ekonomisë, pasi krijon mundësi për mbrojtjen e shtresave në nevojë.

“Kjo reformë do të krijonte më shumë hapësira politike dhe do të përmirsonte qëndrushmërinë afatgjatë. Sipas raportit strategjia fiskale afatmesme duhet të mobilizojë të ardhurat dhe të krjojë hapësira për të mbështetur më shumë me politika sociale. Si dhe do të reduktojë reduktojë cash-in në ekonomi. Në termat e qëndrushmerisë duhet të meren parasysh edhe rreziqet fiskale që vijnë nga kontratat me partneritet publik privatë”, u shpreh Christoph Denk drejtor në bankën BERZH.

Banka nënvizon se diversifikimi i burimeve të energjisë duhet të jetë një nga çështjet kryesore të vitit aktual, pasi diversifikimi do të sjellë një siguri më të madhe në furnizimin me energji të popullatës.

/s.f

 

Next Post
Burg 32-vjeçarit në Shkodër/ I vendosi tritol shtëpisë së oficerit të policisë

Burg 32-vjeçarit në Shkodër/ I vendosi tritol shtëpisë së oficerit të policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata e Posaçme e liroi nga qelia, Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e SPAK për Lefter Kokën! Ish-ministri do gjykohet i lirë

Gjykata e Posaçme e liroi nga qelia, Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e SPAK për Lefter Kokën! Ish-ministri do gjykohet i lirë

February 26, 2026
Raporti i monitorimit të bashkive, Demo: Premtimet e pambajtura krisin marrëdhënien me qytetarët

Raporti i monitorimit të bashkive, Demo: Premtimet e pambajtura krisin marrëdhënien me qytetarët

February 26, 2026
Dhuna ndaj policëve në protestë, Koçiu: Autorët do dënohen maskimalisht!

Nga Smart City te transformimi i Policisë Bashkiake dhe fuqizimi i rolit të prefektit, ministrja Koçiu zbardh detaje nga paketa ligjore: Asetet e krimit kalojnë te familjet e të rënëve në detyrë

February 26, 2026
Krimet e Epsten-it, Hillary Clinton paraqitet në Dhomën e Përfaqësuesve, çfarë pritet sot

Krimet e Epsten-it, Hillary Clinton paraqitet në Dhomën e Përfaqësuesve, çfarë pritet sot

February 26, 2026
Nderohet Zhani Ziçishti, homazhe për artistin e skenës teatrale dhe kinematografisë

Nderohet Zhani Ziçishti, homazhe për artistin e skenës teatrale dhe kinematografisë

February 26, 2026
Safet Gjici kërkon pafajësinë në Gjykatën Kushtetuese

Safet Gjici kërkon pafajësinë në Gjykatën Kushtetuese

February 26, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Drejtori i Doganave inspekton pikën kufitare Bllatë: Zbatim i planit të masave dhe përballim normal i fluksit të shtuar

Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Drejtori i Doganave inspekton pikën kufitare Bllatë: Zbatim i planit të masave dhe përballim normal i fluksit të shtuar

February 26, 2026
18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

Berisha thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës: Rama sulmoi drejtësinë!

February 26, 2026
Mira Konçi rikthehet në Shqipëri? Këngëtarja bën rrëfimin e rrallë: Babi 10 vite në koma, kujdesesha si për një foshnje në inkubator

Mira Konçi rikthehet në Shqipëri? Këngëtarja bën rrëfimin e rrallë: Babi 10 vite në koma, kujdesesha si për një foshnje në inkubator

February 26, 2026
Taskforcë kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në Tiranë, prefekti Shkëqim Hajdari: Angazhim të koordinuar dhe efikas

Taskforcë kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në Tiranë, prefekti Shkëqim Hajdari: Angazhim të koordinuar dhe efikas

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In