Shefi i Organizimit në Rithemelimin e Berishës, Klevis Balliu ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të emëruar Taulant Balla në postin e ministrit të Brendshëm.
Sipas zyrtarit demokrat, tashmë Ministria e Brendshme i është dorëzuar krimit, teksa e cilësoi Ballën një ushtar besnik të kriminelëve.
“Sot ditë feste për krimin. Ministër i Brendshëm Taulant Balla që krimi të ecë përpara. Sot është një ditë feste për krimin; më në fund në krye të Ministrisë së Brendshme është ushtari i tyre besnik. De fakto Ministria e Brendshme i është DORËZUAR krimit”, shkruan Balliu.
/a.r