• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emërimet skandaloze/ Anëtarët e KLD-së vetë- emërojnë gratë e tyre në gjyqësor

by Java News
16/12/2016 14:07
MBLEDHJE E KLD - Presidenti Bujar Nishani dhe Ministri i Drejtesise Eduard Halimi, gjate nje mbledhje te Keshillit te Larte te Drejtesise, KLD, ku eshte vleresuar si ligjshem emerimi i Gjin Gjonit ne postin e anetarit te KLD.

MBLEDHJE E KLD - Presidenti Bujar Nishani dhe Ministri i Drejtesise Eduard Halimi, gjate nje mbledhje te Keshillit te Larte te Drejtesise, KLD, ku eshte vleresuar si ligjshem emerimi i Gjin Gjonit ne postin e anetarit te KLD.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ndërsa ekspertët hedhin dyshime për valën e fundit të emërimeve në gjyqësor, të paktën një prej anëtarëve të KLD-së – bashkëshortja e së cilit u promovua në Gjykatën e Apelit – shprehet  se të tilla emërime i kanë bërë dhe presidentët amerikanë.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë zhvilloi 3 mbledhje të njëpasnjëshme në muajin nëntor, gjatë të cilave u emëruan në vendet vakante 33 gjyqtarë. Ndërkohë gjatë gjithë vitit, KLD pati zhvilluar vetëm 1 mbledhje në muaj. Këto emërime ngjallën debate e diskutime në radhët e juristëve edhe për shkak të akuzave për konflikt interesi  ndaj dy anëtarëve të tij.Tashmë organi kolegjial që ka drejtuar prej më shumë se një dhjetëvjeçari  sistemin gjyqësor në Shqipëri ka hyrë në fazën tranzitore, për shkak se Kushtetuta e re, e miratuar në korrik 2016 parashikon shkrirjen e tij dhe zëvendësimin me Këshillin e Lartë Gjyqësor.Prej 22 nëntorit, vendimmarrja e KLD është kufizuar ndjeshëm dhe qeveria e gjyqësorit nuk mund të kryejë emërime, promovime apo transferime të gjyqtarëve. Vendimet e emërimeve të fundit  ngjallën debate të ashpra në KLD dhe u kritikuan për shkelje të procedurës dhe konfliktin e interesit.
Promovimet më të diskutueshme ishin ato të bashkëshortëve të dy prej anëtarëve të KLD-së, Eneida Civici dhe Gerd Hoxha.I vendosur në qendër të vëmendjes, Gerd Hoxha, njëherazi edhe kreu i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë argumenton se promovimi i bashkëshortes së tij për në Gjykatën e Apelit të Tiranës nuk përbën konflikt interesi , duke nënvizuar se bashkëshortja e tij ishte e zonja profesionalisht dhe e meritonte ngritjen në detyrë.“Gjatë gjithë procesit të përzgjedhjes së kandidaturave kam qëndruar tërësisht jashtë këtij procesi, madje jashtë në kuptimin literal të fjalës. Arsyeja e dytë që mendoj se KLD e votoi gruan time ishte se ajo ishte në respekt të gjithë kritereve të përcaktuara nga ligji …kërkesa ime dhe e bashkëshortes sime kanë qenë të depozituara në KLD vite përpara, para se të bëhesha anëtar i KLD dhe nëse ndikimi im do të ishte i tillë, ajo do të kishte marrë maksimumin e votave dhe jo aq sa mori,” i tha Hoxha BIRN.
Sipas tij, fakti që ai dhe Civici janë bashkëshortë, nuk mund ta penalizojë atë apo dikë tjetër që të promovohet e të ngrihet në karrierë, nëse plotëson kushtet. Madje ai bën dhe një paralelizëm me ish Presidentin e SHBA, Xhon Kenedi.“Mund të sjellim edhe shembullin e Kenedit në SHBA, kur njëri vëlla ishte President dhe tjetri Prokuror i Përgjithshëm,” përfundoi Hoxha.Jo të gjithë bien dakord me vlerësimin e Hoxhës. Juristi Çlirim Gjata i tha BIRN se ndonëse nuk ka një shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit, promovimi i dy bashkëshortëve të KLD nuk mund të quhet kurrsesi normal dhe kjo vjen si pasojë e ngërçeve ligjore.
“Këtu kemi të bëjmë më tepër se me rastin konkret, sepse rasti konkret, ajo ç’ka bën një institucion  shqyrtohet në gjykatë. Ajo që ne kemi ngritur me kohë, jo tani, ishte e meta e sistemit te vjetër të Kushtetutës së vitit 1998 në lidhje me KLD-në, që as ligjet përkatëse, pikërisht nuk parashikuan, apo trajtuan në formë ligjore pengesat për konfliktin e interesit,” tha Gjata.“Çështja e marrëdhënieve familjare. Ju thoni që u emëruan dy gjyqtarë, dy bashkëshortë të anëtarëve të Këshillit..atëherë këta dy anëtarë  u larguan nuk votuan…a  mjafton kjo për të shmangur konfliktin e  interesit?… Besoj që nuk mjafton,” shtoi ai.
Emërimet e fundit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë u shoqëruan me debate mes anëtarëve të tij. Sokol Çomo dhe Albana Shtylla kanë braktisur mbledhjet, me pretendimin se emërimet u karakterizuan nga nje sërë problemesh dhe shkeljesh të rënda, ndërkohë që KLD kishte dështuar për vite me radhë të plotësonte vendet vakante në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Një qëndrim të ngjashëm ndan edhe Fatmir Xhafa, kryetar i Komisionit të Ligjeve që ka udhëhequr  procesin e Reformës në Drejtësi.“Këshilli i ka bërë rregull vetë-emërimet nepotike, emërimet klienteliste ose më saktë emërimin e vetvetes. Në disa raste të mëparshme, Këshilli ka emëruar anëtarë  të Këshillit të Lartë të Drejtësisë duke qenë në detyrë, ç’ka nuk e lejon ligji,” u shpreh Xhafa.
“Edhe kësaj radhe u tentua të bëhej një emërim i tillë… nga ana tjetër u bënë disa emërime,  që janë lidhje familjare të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në konflikt të hapur interesi,” shtoi ai.Këshilli i Lartë i Drejtësisë është një prej institucioneve më të kritikuara për korporatizëm, konflikt interesi dhe vendimmarrje apatike mbi sistemin shqiptar të drejtësisë.Mandati i tij përfundon në Prill të vitit të ardhshëm, dhe sipas Xhafës vetëm hyrja e ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve mund ta shpëtojë vendin nga pasojat e vendimeve të ngjashme.
“Kjo është një situatë e rëndë. Nuk na mbetet veç t’i lutemi Zotit edhe këto pak muaj që kanë mbetur, që KLD të bëjë sa më pak dëme në këtë vend,” përfundoi ai. ma.me
Next Post
Aksident me pasojë vdekjen në Velipojë, humb jetën 50-vjeçari, Pashk Çuku

Aksident me pasojë vdekjen në Velipojë, humb jetën 50-vjeçari, Pashk Çuku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In