• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emërimet provokative të Ramës dhe “peshkimi” në ujërat e turbullta të PD- LSI

by Java News
17/11/2017 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

SPECIALE JAVANEWS/ Kryeministri Edi Rama ka thyer jo pak tabu sa i përket raporteve mes forcave politike, individëve me profile politike apo bizneseve me kahje të ndryshme politike. Deri dje krerët e partive politike, sidomos në pozicionet e kryeministrit, kanë pasur si normë dogmatike për të mbështetur dhe promovuar individë politikë apo biznese të krahut të tyre politik. Spektakolar në këtë drejtim ka qenë ish- kryeministri Berisha, i cili haptazi mbështeste ata persona apo biznese të cilat mbështesin atë politikisht dhe forcën politike që ai drejtonte. Çdo personalitet politik apo biznes që ishte në krahun e kundërshtarit të tij politik ose do lihej në mes të rrugëve, ose do të falimentonte. Për këtë ai nuk përtonte t’i çonte dhe buldozerët te dera e shtëpisë apo te cepi pallatit, shkruan javanews.

Ndërsa Rama duket se po ndjek një strategji krejt tjetër duke qenë më luajalë me kundërshtarët e tij politik qofshin këta individë apo biznese. Një politik në dukje pragmatiste, e cila ka rrëzuar në një kohë të shpejtë dhe shumë tabu politike.

Çështja “Demi”

Siparin e shembjes së këtyre tabuve ai e ngriti fillimisht duke emëruar në NATO një ish- deputet të PD, Leonard Demi, i cili për hirë të së vërtetës është një nga ekspertët më të mirë të NATOS dhe të marrdhënieve ndërkombëtare në fushën e sigurisë. PD sa e pati deputet nuk arriti t’ia çmojë vlerat, madje shkoi deri aty se e përzuri edhe nga listat. Rama arriti ta bindë duke e çuar ambasador në një nga postet më të rëndësishme duke përfaqësuar Shqipërinë në NATO, shkruan javanews.

“Ambasadori” Zhiti

Më pas këtë praktikë ai e ndoqi edhe me një nga simbolet e rezistencës antikomuniste në Shqipëri, Visar Zhiti, i cili ka qenë dhe ministër kulture i PD. Rama e emëroi Zhitin ambasador në Vatikan, një post ky shumë i rëndësishëm dhe shumë përfaqësues për shtetin shqiptar. Por ‘kisha’ e ish- presidentit Nishani ja mbylli derën, duke mos e dekretuar atë si ambasador, në një hakmarrje të pastër politike. Ky ishte dhe një nga gjestet më turpëruese të ish- presidentit Nishani, sa kohë ai ishte një krye të shtetit shqoiptar. Natyrisht vendimi për të mos e dekretuar nuk u mor nga Nishanmi. Atë e urdhëruan nga PD që të mos e dekretonte dhe ai thjeshtë u bind. PD po përpiqej të mbyllte rubinetin e vlerësimeve nga kundërshtari politik të figurave të saj, të cilat deri dje i kishte lënë vetë mënjëanë, për shkak të promovimit të injorantëve në postet kyçe të shtetit.

Visho Ajazi nga kreu i SHISH në NATO

Në një tjetër gjest spektakolar, Rama emëron ambasador në NATO ish- shefin e SHISH, Visho Ajazi Lika, një kundërshtar ky politik i Ramës dhe me mbështetje të fortë nga PD, aq sa vetë Berisha e emëroi kreun e shërbimit sekret shqiptar, shkruan javanews. Ky emërim nga Rama nxorri bllof një seri deklaratash të kreut të PD Basha, i cili për hirë të së vërtetës mbeti shumë keq, duke dëshmuar se është thjeshtë një politikan i ngjarjeve të ditës dhe titujve të gazetave dhe aspak një lider politik me aftësi parashikuese… qoftë edhe për 1 javë.

Nga trafikndarsja te rregullimi i trafikut ajror nga Krislen Keri

Një gjest provokativ ndaj LSI mund të quhet edhe emërim i Krislen Kerit në krye të aviacionit civil, një personazh ky i shumëpërfolur në lidhje me aksidentin fatal të 7 majit të vitit 2016, ku dy fëmijë të moshës 3 dhe 5 vjeç humbën jetën. Në atë kohë mediat raportuan se ishte pikërisht heqja e trafikndarëses në vend-hyrjen e një karburanti e cila shkaktoi aksidentin tragjik. Karburanti ishte në pronësi të babait të Krislenit, Pilo Keri, ish-deputet socialist dhe më pas mbështetës i LSI-së. Trafikndarësja ishte hequr pas ndikimit të djalit të Pilos, Krislenit, i cili ishte edhe shefi i kabinetit të Haxhinastos. Por më shumë se një gjest provokativ ndaj LSI-së, ky emërim është më shumë një gjest provokimi ndaj atyre fëmijëve që humbën jetën, një ‘provokim’ ky që të paktën, për humanitet, Rama duhej ta kursente.

Biznesi

Si për të plotësuar më mirë të gjithë mozaikun e këtyre akrobacive politike, Rama demonstroi dje në Kuvend se kishte vendosur që t’i besonte projektet më të mëdha në fushën e infrastrukturës disa prej kompanive më të njohura në vend dhe që kanë mbështetur PD jo vetëm me para, por kanë kushtëzuar dhe jo pak vendimarrje politike të saj. Ky gjest politik duket se ka qenë një rrufe tjetër për selinë e PD dhe për vetë Bashën, i cili nisur nga kjo panoramë nuk la biznes pa mallkuar dhe akuzuar për pastrim parash, pavarësisht se si bënte zëri t’i lakonte emrat e atyre që deri dje mendonte se i kishte në “çadrën” e PD.

Thërrmimi i bazamentit të PD dhe LSI

Pamvarsisht retorikave politike, Rama duket se ka vendosur të shembë jo pak tabu të ngritura në disa dekada rresht për kundërshtarët politik, që nga regjimi komunist e më pas PD që vijoi në të njëjtën logjik. Nga ana tjetër këto lëvizje të Ramës duket se thërrmojnë më shumë bazën ku deri dje ishte mbështetur PD, duke ja thelluar më shumë krizën kësaj partie, një krizë që ka vite që ka nisur. Këto goditje tashmë i ndjen dhe LSI e profilizuar deri dje si parti biznesi, por që po i ikin tashmë të gjithë biznesmenët.

 

Next Post
FOTO/ Zbulimi i kafkës 260 mijë vjeçare që i jep kthesë të fortë historisë së njerëzimit

FOTO/ Zbulimi i kafkës 260 mijë vjeçare që i jep kthesë të fortë historisë së njerëzimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“Varësia nga SHBA, e pashëndetshme”, kreu i NATO-s Aleatët ishin të ngadaltë ndaj Iranit

April 10, 2026
Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

April 10, 2026
Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

April 10, 2026
Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

April 10, 2026

“U shkelën rëndë të drejtat themelore”, Veliaj i drejtohet sërish Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i 9 shkurtit

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In