• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Emërimet në Drejtësi, KED shpall katër kandidatë për gjashtë vende vakante në Gjykatën Kushtetuese

by Java News
25/07/2019 21:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka shpallur katër kandidatë për në Gjykatën Kushtetuese. Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi në mbledhjen e djeshme lejimin për kandidimin për në Gjykatën Kushtetuese të Arta Vorpsit, Besnik Muçit, Fiona Papajorgjit dhe Regleta Panajotit.

Ndërkohë që iu ndalua kandidimi për në Gjykatën Kushtetuese 5 kandidatëve; Anila Gurit, Dedë Kasnecit, Ilir Mustafaj, pasi nuk kaloi vettingun, Mimoza Qinamit dhe Vladimir Gërmenjit. Përsa i përket postit për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë u miratua lejimi i kandidimit të Artur Malajt, ndërsa u refuzua Altin Hazizaj dhe Mimoza Qinami, që ishte kandidate edhe për në Gjykatën Kushtetuese.

KED-ja sqaron se vendimet lidhur me lejimin ose ndalimin e kandidimit të kandidates Fiona Papajorgji për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Kuvendi në datën 28.08.2018, të kandidatëve Elsa Toska dhe Gëzim Allaraj në vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, si edhe për kandidaten Eris Hysi për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, shtyhen për mbledhjen e radhës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. (Bëhet fjalë për një tentativë të Kuvendit për të plotësuar përkohësisht Kushtetuesen deri kur të ngriheshin organet kompetente).

Këshilli thekson se vendimet për lejimin ose ndalimin e kandidimit, do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.​ Tashmë emrat e kandidatëve në fillim të gushtit pritet t’i drejtohen Kuvendit dhe Presidentit.  Procesi, sikur sqaroi kryetari i KED-së pak ditë më parë, nuk do mund të bllokohet edhe nëse presidenti nuk do shprehet me vendimmarrjen përkatëse, por as nëse nuk gjendet shumica e nevojshme në Kuvend. “Nëse ata nuk e gjejnë shumicën e nevojshme ose nëse nuk shprehen me vendimmarrjet përkatëse, ligji parashikon edhe mekanizmin që nuk e bllokon procesin” siguroi ai.

Gjykata Kushtetuese funksionon me nëntë anëtarë, por tani ka mbetur vetëm me një për shkak se vettingu i përjashtoi për mos justifikim të pasurisë. Kjo gjykatë pritet të jetë funksionale në muajin shtator, kur do të nisë nga puna duke shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për shkarkimin e kreut të shtetit Ilir Meta por dhe kërkesën e kryebashkiakes në ikje të Shkodrës, Voltana Ademi për shpalljen e pavlefshmërisë së 30 qershorit.

Njofitmi i plote
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 24.07.2019, zhvilloi mbledhjen e radhës me këtë rend dite:

1 . Shqyrtimi i rasteve për gjetjet e deritanishme, në procedurën e verifikimit të një pjese të kandidatëve për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

2. Caktimi i ekspertit auditues ligjor të licencuar për dhënien e mendimit teknik lidhur me analizën financiare të nevojshme për disa aspekte të verifikimit të pasurisë së një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve për vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë është vendosur në përfundim të procedurave të verifikimit rigoroz dhe të thelluar të ndjekura nga Këshilli, sipas ligjit dhe standardeve tashmë të njohura e të aplikuara që kërkohen për përzgjedhjen, qenien dhe konfirmimin në detyrën e magjistratit apo anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Në mënyrë të përmbledhur, në veprimet hetimore dhe procedurat e verifikimit të kandidatëve të ndjekura nga Këshilli, ndër të tjera, përfshihen:

– në lidhje me kontrollin e pasurisë, hetimi i ushtruar dhe raporti i kontrollit nga ILDKPKI, të dhënat e sjella nga me shumë se 45 institucione publike dhe subjektet private të fushës bankare, financiare, tregtare, tatimore, sigurimeve shoqerore etj., në përgjigje të kërkesave për informacion të Këshillit, si edhe shpjegimet e dokumentet shtesë të paraqitura nga kandidatët rast pas rasti në përgjigje të kërkesave të Këshillit;

– në lidhje me figurën dhe integritetin, hetimi i ushtruar dhe raportet apo përgjigjet zyrtare të dërguara nga institucionet publike si Prokuroria e Përgjithshme, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, të gjitha institucionet e shërbimeve informative, si edhe shpjegimet e dokumentet shtesë të paraqitura nga kandidatët rast pas rasti në përgjigje të kërkesave të Këshillit;

– në lidhje me kushtet e tjera ligjore të kandidimit, verifikimi dhe hetimi mbi dokumentacionin e kandidimit të paraqitur nga vetë kandidatët, të dhënat zyrtare të sjella nga institucione publike dhe subjekte private mbi kërkesat për informacion të Këshillit lidhur me karrierën, përformacën e kandidatëve dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore nga ana e kandidatëve në ushtrimin e detyrave dhe funksioneve, si edhe shpjegimet e dokumentet shtesë të paraqitura nga kandidatët rast pas rasti në përgjigje të kërkesave të Këshillit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, vlerëson se është rasti për të përshëndetur dhe falënderuar për përgjegjshmërinë, korrektësinë dhe shpejtësinë, në dhënien e përgjigjeve dhe sjelljen e informacioneve të plota dhe profesionale të kërkuara nga shumica dërmuese e institucioneve publike dhe subjekteve private.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e përfaqësuesit të Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi:

A. Lejimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:

1. Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

2. Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018;

3. Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 04.03.2019;

4. Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 04.03.2019;

5. Besnik Muçi, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

6. Besnik Muçi, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018;

7. Besnik Muçi, për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

8. Fiona Papajorgji, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 04.03.2019;

9. Fiona Papajorgji, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 04.03.2019;

10. Regleta Panajoti, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

11. Regleta Panajoti, për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

B. Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:

1. Anila Guri (Kristani), për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018;

2. Dedë Kasneci, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

3. Dedë Kasneci, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018;

4. Dedë Kasneci, për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

5. Ilir Mustafaj, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

6. Ilir Mustafaj, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 04.03.2019;

7. Ilir Mustafaj, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 04.03.2019;

8. Ilir Mustafaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

9. Mimoza Qinami, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 04.03.2019;

10. Vladimir Gërmenji, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

11. Vladimir Gërmenji, për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

C. Lejimin e kandidimit të kandidatit Artur Malaj, për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Ç. Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si më poshtë:

1. Altin Hazizaj

2. Mimoza Qinami

D. Vendimet lidhur me lejimin ose ndalimin e kandidimit të kandidates Fiona Papajorgji për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Kuvendi në datën 28.08.2018, të kandidatëve Elsa Toska dhe Gëzim Allaraj në vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, si edhe për kandidaten Eris Hysi për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, shtyhen për mbledhjen e radhës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Vendimet për lejimin ose ndalimin e kandidimit, do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.​

g.kosovari

Next Post
Balla i kërkon Bashës të paguajë gjobën për shpifje: Don Kishotit që mori në qafë Partinë Demokratike

Balla i kërkon Bashës të paguajë gjobën për shpifje: Don Kishotit që mori në qafë Partinë Demokratike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In