• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emërimi i katër ministrave të rinj, Rama mbledh Kryesinë në selinë rozë

by A R
13/03/2017 08:24
Kryeministri, Edi Rama, i shoqeruar nga kabineti i tij qeveritar, duke ecur ne bulevardin, "Deshmoret e Kombit", per te shkuar ne godinen e Kryeministrise, pasi kane bere betimin tek Presidenti, Bujar Nishani.

Kryeministri, Edi Rama, i shoqeruar nga kabineti i tij qeveritar, duke ecur ne bulevardin, "Deshmoret e Kombit", per te shkuar ne godinen e Kryeministrise, pasi kane bere betimin tek Presidenti, Bujar Nishani.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pasi njoftoi përmes rrjeteve sociale shkarkimin e 4 ministrave të kabinetit, kryeministri Edi Rama ka nisur sot në mëngjes një mbledhje Kryesie për të diskutuar dhe vendosur për emrat e rinj që do të zëvendësojnë Saimir Tahirin, Blendi Klosin, Ilir Beqajn dhe Bledi Çuçin.

 Prej më shumë se 30 minutash ka nisur mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste zhvillohet në selinë rozë.

 Pas diskutimit dhe vendimit në Kryesinë e PS emrat do t’i shkojnë për dekretim Presidentit të Republikës Bujar Nishani.

 Dje Rama tha se këto lëvizje po bëhen për një mobilizim të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 18 Qershorit në Tiranë, Kukës, Berat dhe Gjirokastër, ku ministrat janë të deleguar.

***

Kryeministri Rama u ka komunikuar drejtuesve politikë të qarqeve vendimin e tij për të shkarkuar katër ministra socialistë nga detyra.

Në një takim të zhvilluar dje paradite në selinë e PS me drejtuesit politikë të 12 qarqeve, Rama ka komunikuar lirimin nga detyra të ministrave Saimir Tahirin, Ilir Beqaj, Blendi Klosin dhe Bledi Çuçi.

Kreu socialist ka sqaruar se arsyeja e këtyre lëvizjeve është fuqizimi i fushatës zgjedhore në qarqet Tiranë, Kukës, Berat dhe Gjirokastër, ku ministrat janë të deleguar.

Mësohet se në këtë takim, asnjë nga të pranishmit nuk e ka marrë fjalën, përveç kryetarit Rama, i cili është shprehur se do të mbledhë kryesinë e PS-së për të vendosur zëvendësuesit e ministrave të larguar.

Pa përmendur emra të përveçëm, Rama mësohet të ketë qartësuar se ministrat e rinj do të jetë deputetë të Grupit Parlamentar socialist, por asnjë nga 12 drejtuesit politikë në qarqe. Sipas këtij kriteri, bien poshtë emrat e përfolur dje si ministra të mundshëm të rinj, pjesë e listës së drejtuesve politikë në qarqe.

“Panorama” shkruan se emrat më të përfolur dje për ministra të rinj janë Blerina Gjylameti, Vexhi Muçmata, Ervin Bushati, Olta Xhaçka dhe Klodiana Spahiu, deputetë të Grupit Parlamentar të PS-së, jo me profil shumë të lartë politik. Megjithatë emrat e rinj pritet të bëhen publikë gjatë ditës së sotme nga vetë kryeministri.

Por ajo që bie në sy janë ministrat e tjerë, të cilët janë drejtues politikë në qarqe dhe nuk janë larguar nga qeveria për të fuqizuar fushatën zgjedhore të PS-së.

Ndërkohë që është larguar Beqaj nga ministër, i cili mbulon qarkun e Kukësit, ministra në qarqe më të mëdhenj dhe të rëndësishëm si Vlora që mbulohet nga Gjiknuri, apo Shkodra që mbulohet nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, nuk janë larguar nga qeveria, por do të vazhdojnë të kryejnë edhe funksionin e ministrit, por dhe të drejtuesit politik në qarqet ku janë të deleguar. /b.d

Next Post
Tronditet Pogradeci, gjendet i vdekur në rrugë 37-vjeçari

Tronditet Ballshi, 35-vjeçari plagos prindërit e ish-gruas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

March 28, 2026
Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

March 28, 2026
“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

March 28, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Sherr me thika mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur

March 28, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

March 28, 2026
Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

March 28, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

March 28, 2026
Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

March 28, 2026
Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In