Emërime të reja në Policinë e Tiranës dhe Kavajës
Policia e Shtetit ka kryer disa zëvendësime në radhët e drejtuesve në Policinë e Tiranës dhe atë të Kavajës.
Pas shkarkimit të Kreut të Policisë në Kavajë, Arbëresh Vokshi, në vend të tij është emëruar Edmond Meshini, i cili më parë, ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit të Rendit në Policinë e kryeqytetit.
Ndërsa në Tiranë, pas largimit të zëvendësdrejtorit të Policisë për Rendin, Besmir Qibili, është emëruar Ervin Dërvishi, i cili ka qenë shef i Policisë Rrugore në Tiranë.









