• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emërime nepotike në Bashkinë Kavajë, Qosja punëson djalin e tezes, dhëndrin, krushkën në poste kyçe

by Java News
26/09/2023 22:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës emërimet nepotike në Bashkinë e Kavajës. Kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, i zgjedhur në 14 maj 2023, ka bërë disa emërime të njerëzve të afërt. Ai ka punësuar disa kushërinj, bashkëshorten e dajës, burrin e kushërirës së parë, krushkën. Dhe, të gjithë në poste kyçe, si në marrëdhëniet me publikun, në urbanistikë, te kabineti apo te prokurimet. Qytetarët e thjeshtë çdo ditë përballen me këta persona kur shkojnë në bashki.

Në redaksinë e emisionit investigativ mbërritën informacion dhe një listë e këtyre emërimeve. “Jurgen Kariqi, djali i tezes së Qosjes, është emëruar shef kabineti. Mimoza Beçerri, nusja e dajës, është emëruar përgjegjëse e marrëdhënieve me publikun. Agron Xhihani, burri i gocës së dajës, është emëruar përgjegjës i Urbanistikës. Romina Kala, kunata e motrës (krushka) është emëruar përgjegjëse te prokurimit publike” thanë burimet nga Bashkia e Kavajës. Mësohet se, pas marrjes së detyrës së Qosjes, edhe goca e dajës së tij, Selma Beçerri, është emëruar te Sportelet e ADISA-s. Siç edhe shihet, emërimet janë bërë në postet kyçe në këtë bashki, në vendet më të lakmuara për të gjithë administratën.

Pas këtyre informacioneve, gazetarët e Fiks Fare shkuan në Bashkinë e Kavajës, teksa personat e parë që ndesh janë pikërisht të afërmit e kryetarit Fisnik Qosja. Fillimisht, gazetarët e Fiks Fare interesohen në bashki për këto emërime nepotike dhe shkojnë në zyrën e Urbanistikës për të marrë një informacion sesi mund të aplikohet për një leje rregullimi territori. Fillimisht, gazetarët flasin me një punonjëse të asaj zyre dhe në një moment të caktuar Fiksi kërkon të flasë me një tjetër punonjës të asaj zyre, pikërisht me Agron Xhihani i cili mban detyrën e përgjegjësit të urbanistikës. Gazetarët i kërkojnë një informacion për sistemimin e një prone, meqë është i ri dhe e njeh më mirë zonën. Agroni (burri kushërirës së kryetarit) e sqaron gazetaren për hapët që duhet të marrë.

Më pas, Fiksi pyet një nga rojet e Bashkisë Kavajë se ku është e punësuar Selma Beçerri, që është vajza e dajës e kryetarit të bashkisë. Ai na konfirmon që është vajza e dajës së kryetarit dhe është punësuar aty rishtazi. Roja nuk ishte shumë i sigurt për vendin dhe drejtohet tek Mimoza, nusja e dajës së kryetarit, që punon përgjegjëse aty. Pasi i tregon rojës zyrën se ku punon e bija Selma, vetë roja na tregon se Agroni është dhëndri i Mimozës.

Gazetarët e Fiksit shkojnë në Bashkinë e Kavajës, te sporteli dhe kërkojnë takim me kryetarin z. Fisnik Qosja. Punonjëset thonë se nuk ndodhet në zyrë. Fiksi kërkon shefin e kabinetit, z. Jurgen Kariqi, ndërsa punonjëset përgjigjen se nuk ndodhet në zyrë. Punonjësja e sportelit thotë se “duhet të bëni një kërkese me shkrim dhe të shkruani arsyet që doni të takoni kryetarin apo edhe për informacionin”. Gazetarët i kërkojnë se duan ta pyesin personalisht kryetarin për disa emërime. Punonjësja vijon të thotë se “bëni një kërkesë me shkrim”. Më pas, gazetarët e pyesin nëse është znj. Mimoza Beçerri. Ajo thotë po, teksa i bëjnë me dije se një nga arsyet se përse kishin shkuar në bashkinë e Kavajës ishte edhe emërimi i saj si përgjegjëse e marrëdhënieve me publikun. E pyesin se çfarë lidhje ka me kryetarin e ri, ndërsa thotë se “bëni kërkesë”. E pyesin se kur është emëruar, sërish nuk jep informacion dhe ngrihet nga karrigia e punës dhe futet brenda në bashki. Teksa te dera e bashkisë vijnë “përforcime”, punonjës të policisë bashkiake.

Grupi i Fiksit pret disa minuta dhe i kërkojnë punonjëseve të tjerë që të lajmërojnë shefin e kabinetit, përgjegjësin e urbanistikës apo edhe kryetarin. Asnjë nuk pranon që të na takojë. Në fund, i bëjnë kërkesë me shkrim Bashkisë së Kavajës, kryetarit z. Fisnik Qosja duke e pyetur se çfarë lidhje familjare ka me punonjësit. Kur janë emëruar, cilat kanë qenë kriteret e emërimit, është bërë ndonjë konkurs apo jo. Deri në transmetimin e kësaj kronike, Bashkia s’na ktheu përgjigje!/TCH

Next Post
Kurti dorëzohet? Kryeministri i Kosovës: Peticioni, mënyra e duhur për zgjedhjet në veri! BE t’i largojë masat sa më parë

Kurti: Vuçiç i fiksuar me Adem Jasharin, epopeja dhe çlirimi nuk kopjohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In